Connect with us

Aktuale

Banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” ngritin tendat para Komunës së Ferizajt, protestojnë për dhënien e lejes ndërtimore

Published

on

Banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” kanë protestuar të premten, tek Komuna e Ferizajt dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj, duke ngritur tenda dhe vendosur pankarta tek këto dy institucione, për të ju bërë thirrje që të repektojnë ligjin dhe të ndërmarrin veprime sipas autorizimeve ligjore të tyre.

Komuna e Ferizajt vazhdon të lëshoj leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, kurse Prokuroria po heshtë ndaj krimit urban që po ndodh në Ferizaj.

AVONET, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e lejeve ndërtimore në Komunën e Ferizajt, e veçanërisht vendimin e lejes ndërtimore të datës 03.05.2023 në emrin e “HIT PETROLL” shpk, ky vendim për leje ndërtimore që ndodhet në rrugën “Gëzim Sahiti” me emrin e projektit: “Objekt i banimit me afarizëm me etazhitet B+P+8+PH”, sipas AVONET është në kundërshtim me Ligjin për Planifikimin Hapësinor, sepse janë dhënë kushtet ndërtimore me PZHK dhe me Ligjin e ndërtimit neni 18, UA 06/2017.

Në këtë rast, thirrja në nenin 18 të ligjit për ndërtim është e kundërligjshme, pasi PRRU (kjo zonë ka PRRU në fuqi) dhe shmangia nga specifikacionet e tyre teknike paraqet shkelje ligjore. Ky nen mund të përdoret vetëm kur në një zonë nuk ekziston asnjë dokument i planifikimit urban.

Sipas AVONET-it, Komuna e Ferizajt, ka dhënë Kushtet Ndërtimore në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor, sepse lejet ndërtimore dhe kushtet ndërtimore nuk janë dhënë siç e parasheh Ligji për Planifikim Hapësinor dhe sipas Planeve Rregullative Urbane (PRRU) dhe për këtë, MMPHI ka dhënë interpretim:

“Kushtet Ndërtimore nuk mund të lëshohen duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, sepse sipas nenit 15, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor, Plani Zhvillimor Komunal është një dokument orientues strategjik, i cili nuk përcakton rregulla, kushte dhe detaje tjera të nevojshme për ndërtim/zhvillim”. Kjo është specifikuar edhe në Ligjin Nr. 04/L-110 PËR NDËRTIM, në nenin 18, paragrafin 2, për përcaktimin e kushteve ndërtimore.”

Komuna e Ferizajt ka në proces hartat zonale të komunës dhe duke parë këtë, duhet të nxjerrë dokumentin që mundëson zhvillimin e procedurave të kushteve dhe lejeve ndërtimore, siç parashihet edhe në Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor.

Sipas draftit të Hartave Zonale, planifikohet të ketë ndërtime në vijën ndërtimore nga vija rregulluese 8 m, me etazhet maksimale B+P+5, largësinë maksimale të ndërtesës 21 m, H/L nga kufiri i parcelës kadastrale dhe përgjatë rrugës 2.5L/1GJ.

AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të fillojnë në mënyrë urgjente hetim lidhur me VENDIMET E LEJES NDËRTIMORE në rastin konkret dhe që nga viti 2017, sepse sipas AVONET këto vendime të lejes ndërtimore janë në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor dhe ky veprim përbën dyshimin për vepër penale të sanksionuar me nenin 414 keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, me NR. 06/L-074./Media Ndërtimi

Aktuale

Ekspertët e AKK-së diskutojnë për zhvillimin e sistemeve kadastrale

Published

on

Menaxhmenti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ftuar në një takim gjithëpërfshirës të gjithë ekspertët e institucionit, për të diskutuar në lidhje me projektet e planifikuara për avancim dhe zhvillim gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, të sistemeve kadastrale dhe sistemeve tjera me të cilat menaxhon AKK.

Në këtë takim, përveç prezantimit të punës së deritanishme të grupit punues për këtë çështje, u kërkua nga secili që të paraqesë idetë dhe kërkesat për ndryshime në secilin sistem të cilët janë planifikuar të zhvillohen.

Gjatë ditëve në vijim, Agjencia Kadastrale e Kosovës do të mbajë takim edhe me palë tjera të interesit me qëllim të informimit mbi punën, projektet dhe aktivitetet e AKK-së./Media Ndërimi

Continue Reading

Aktuale

Ministria e Financave rekruton staf për mbledhje të tatimit në pronë

Published

on

Me qëllim të grumbullimit të mjeteve në tatimin në pronë, ministria e Financave dhe Transfereve ka shpall tender për gjetjen e një “profesionisti” i cili ka traget mbledhjen e detyrueshme të tatimit në pronë.

Sipas vendimit të bërë publik në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) nga tre aplikonte, Ramiz Ramadani është vlerësuar me pikë maksimale dhe e ka fituar punën.

Ai për 12 muaj për mbledhje të tatimit do të paguhet 9 mijë e 840 euro, raporton IndeksOnline.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëhiqet nga ministri Hekuran Murati, nga e cila IndeksOnline nuk ka marrë përgjigje si zakonisht për pyetjet e dërguara.

Po ashtu nuk dihet nëse ministria që drejton Murati e ka shuar departamentin e tatimit të pronës, ku në të kaluarën ka pasur të punësuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mungesa e inventarit në vlerë të 80 mijë eurove për QKMF-në Gjilan, të dhënat dërgohen në hetuesi

Published

on

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të 80 mijë eurove për në QKMF-në në Gjilan, i ka dërguar në hetuesi.

Hyseni, fillimisht tha se në momentin kur është bërë auditimi në QKMF është konstatuar që ka mungesë të inventarit në raport me blerjet që janë bërë.

“Tash së fundmi kam parë disa lajme nëpër portale me fotografinë time dhe me zhdukjen e këtyre 80-mijë eurove. Unë kam deklaruar publikisht, të gjitha të dhënat sa i përket këtij rasti do t’i dërgoj në hetuesi, dhe këtë e kam bërë. Është një polic i krimeve ekonomike ose i hetuesisë së krimeve ekonomike që ka ardhë në zyre te unë dhe i ka marrë këto materiale, edhe të printuara si raport, por edhe si USB, pra material elektronik. Në raportin e auditorit të brendshëm të Komunës së Gjilanit, kur është bërë auditimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është konstatuar që ka mungesë të inventarit në raport me blerjet që janë bërë. Pra gjendje faktike me gjendjen që ka qenë e deklaruar përmes faturave”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se si parti kanë mbërri në momentin kur është bërë vetëm kalimi i stafit nga objekti i vjetër në atë të riun.

“Kur kemi qenë në qeverisje QKMF ka qenë në objektin e vjetër, ndërkohë tranzicioni është bërë në qershor të vitit të kaluar dhe kemi dalë nga objekti i vjetër në objektin e ri. Të gjitha porositë për inventarizim të objektit të ri kanë qenë tashmë të bëra, pra kanë qenë porosi të mëhershme. Ka komision për inventarizim, ka zyrtarë për pranim. Ne e kemi mbërri vetëm kalimin e stafit nga objekti i vjetër në të riun. Pjesa e porosive për këto materiale inventarizimi është kryer më herët, nga një komision paraprak. Ndërkohë, ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2021 dhe 2022 është vetëm pranimi i mallit. Menaxhmenti ka qenë i njëjtë qysh ka qenë më herët, pa asnjë ndryshim të vetëm. Vetëm kryeinfermierja është me ushtrues detyre tani, sepse ajo që ka qenë më herë ka dalë në pension, dhe nuk është hapur ende konkursi”, tha i pari i Gjilanit.

Hyseni, tha se tashmë janë porositur mbi 500 tavolina, por që mungojnë më shumë se gjysma e tyre.

“Ajo çfarë ka ndodhur tash është se kemi mbi 500 tavolina që i kanë porositur dhe mungojnë më shumë se gjysma e tyre. Pse? Këtë duhet ta thotë hetuesia. Në raportin e auditorit të brendshëm thuhet se janë porositur kaq tavolina, kaq dollape e kështu me radhë, dhe janë evidentuar në vendin e ngjarjes kjo, kjo, kjo. Kjo temë është politizuar shumë shpejtë. Unë kam kërkuar nga drejtoresha e Shëndetësisë, që këtë rast të ia lëmë në dorë hetuesisë dhe të mos merremi fare me këtë punë”, tha kryetari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Gjilanit tha se vlera e inventarit arrin afro 100 mijë euro, jo vetëm 80 mijë.

“Ka vlerë, nuk është vetëm 80 mijë, ka më shumë. Sepse, raporti i auditorit të jashtëm që ka nxjerrë këtë informacion është për vitin 2022, por këtu ka porosi edhe për vitin 2021, ka edhe për 2020. Shuma është afërsish 100 mijë eurove. Mandej, çfarë ka ndodhur? Janë porositur disa materiale për korridore dhe është thënë se këto janë kompensuar me ato, vlera është e njëjtë, e kështu me radhë”, shtoi ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending