Connect with us

Aktuale

Auditori rekomandon përmirësime në sigurinë e të dhënave

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi Informativ i Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”.  Ky auditim kishte për qëllim vlerësimin e administrimit, sigurisë, integritetit si dhe menaxhimin e të dhënave në sistemin informativ të gjendjes civile të Republikës së Kosovës.

Të dhënat personale të qytetarëve duhet të jenë të mbrojtura dhe mos të ketë ndërprerje  të shërbimeve elektronike, shkruan në raportin e Auditorit shtetëror.

Pavarësisht zhvillimeve dhe avancimit të vazhdueshëm në Sistemin Informativ të Gjendjes Civile, rezultatet e auditimit kanë treguar se Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) nuk ka të vendosur mekanizma të përshtatshëm dhe funksional të Qeverisjes së Teknologjisë së Informacionit. Struktura dhe kontrollet në operacionet e TI-së nuk janë përcaktuar mirë duke ekspozuar kështu organizatën ndaj rrezikut për arritjen e objektivave, sigurimin e vazhdimësisë së operimit të sistemeve informative dhe shfrytëzimin e pajisjeve elektronike.

Ndonëse në vazhdimësi ARC-ja ka bërë përpjekje për ta përmirësuar gjendjen, ZKA, ka konkluduar se kjo Agjenci, në raste të caktuara nuk ka kontrolle të mjaftueshme dhe monitorim për të mbrojtur sigurinë e informacionit të Sistemit të Gjendjes Civile (SGJC) në rrjete si dhe nuk ka kontrolle në qasjen e përdoruesve në sisteme, duke rritur rrezikun e ndërhyrjeve të paautorizuara në sisteme, ndërprerjen e shërbimeve, rrjedhjen e informacionit dhe mos sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Po ashtu ARC-ja në mungesë të një strukture të qartë të funksionit të TI-së, nuk ka arritur të përcaktoj rolet dhe përgjegjësitë për menaxhimin dhe administrimin e sistemeve të informacionit duke shkaktuar dyfishim dhe konflikt të përgjegjësive.

Auditimi ka venë në pah se sistemi për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit që zbatohet në ARC nuk garanton mjaftueshëm vazhdimësinë e sistemit dhe integritetin e të dhënave në çdo kohë.

Po ashtu, ekziston rreziku që në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore apo dështimit të sistemit, ARC-ja nuk mund t’i rikthejë të dhënat e nevojshme kritike në kohë optimale duke rritur rrezikun e humbjes së të dhënave dhe dhënies së shërbimeve.

Gjithashtu, konsullatat në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Komuna e Prishtinës si përdorues të sistemit nuk garantojnë të kenë ruajtur si duhet integritetin dhe konfidencialitetin e të dhënave të vendosura në sistem.

Sipas gjetjeve të këtij auditimi, kontrollet e aplikacionit që zbatohen në SGjC, nuk sigurojnë se në sistem vendosen dhe azhurnohen vetëm të dhëna të sakta dhe të vlefshme. Për rrjedhojë, ka qytetarë të cilët janë të regjistruar nga dy herë,  janë të pajisur me dy numra personal si dhe ka qytetarë të regjistruar me numër të njëjtë të Librit të Regjistrit Civil. Gjithashtu, ka mungesë të ndërlidhjes së SGjC-së me bazën e të dhënave të Agjencisë Kadastrale për regjistrim të adresës.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për të siguruar se të dhënat personale të qytetarëve janë të mbrojtura, siç kërkohet me legjislacionin në fuqi, si dhe vazhdimësia e pandërprerë e shërbimeve elektronike për qytetarët është e sigurt.

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, Zyra Kombëtare e Auditimit përmes raportit të auditimit ka dhënë 27 rekomandime për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Regjistrit Civil, përfshirë këtu një për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, tri për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe tri për komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

Raportin e plotë të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi Informativ i Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrit Civil” e gjeni në këtë link: https://bit.ly/3xx2sVO.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending