Connect with us

Infrastrukturë

Auditori gjen shkelje të mëdha me tenderë në ministrinë e Infrastrukturës

Published

on

Mangësi të mëdha në vlerësimin e kompanive konkuruese për tenderë. Realizim i shërbimeve jashtë kontratës. Tejkalim i pagesave për kontratat publike. Vonesa në realizimin e projekteve e dallavere në shpronësime. Këto janë vetëm disa nga gjetjet kryesore të Auditorit në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu. Gazeta Nacionale sjell detaje.

Javë më parë gazeta Nacionale publikoi përgjime të cilat shfaqën dyshimet për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo ndërlidhej me rrugën Dollc – Gjakovë, dhe zyrtari i kompanisë Infratek (ku kishte punuar këshilltari i Aliut, Florent Ramqaj) dëgjohej duke kërkuar ryshfet, në lidhje me kryerjen e disa punimeve shtesë. Por, me ose pa ryshfet, me punë shtesë apo jo, Zyra Kombëtare e Auditmit ka gjetur se realizimi i këtij projekti është vonuar tej mase. Madje, për rrugën e njëjtë janë gjetur edhe disa dallavere të tjera.

Në raportin e publikuar për vitin 2021 në ministrinë e Liburn Aliut, Auditori ka gjetur se deri në fundin e vitit të kaluar, janë kryer vetëm 29% e vlerës së kontraktuar, raporton gazeta Nacionale.

“Projekti “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9.1 segmenti Dollc Gjakovë, pjesa 1, kontrata në vlerë 5,076,875€, ishte nënshkruar me dt. 11.03.2019, në kohëzgjatje tri vite .Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 1,690,375€ ose 29% e vlerës së kontraktuar; Projekti “Dollc Gjakovë” pjesa 3, kontrata e nënshkruar me dt. 09.07.2019 në vlerë 5,343,111€, në kohëzgjatje tri vite .

Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 1,848,842€ apo 33% e vlerës së kontraktuar”, thuhet në raport.

Pikërisht në Rrugën Dollc – Gjakovë, Auditori ka gjetur se ishte detyruar të nënshkruheshin ankes-kontrata, ashtu siç kishte raportuar edhe Nacionale, pasi punët në terren nuk përfundonin ashtu siç ishin të kontraktuar.

Për një tender që ishte shpallur në lidhje me Autostradën Morinë – Merdarë për ndriçim, kompania fituese ishte zgjedhur njëra me ofertë prej 93 mijë eurosh më të shtrenjtë. Krejt kjo, sipas Auditorit, kishte ndodhur për një gabim në vendosjen e kritereve për rregullat e prokurimit.

“Lidhur me këtë procedurë, komisioni i vlerësimit kishte eliminuar një OE me çmimin më të ulët me arsyen se në një pozicion kishte ofertuar me çmim me më shumë se dy numra pas pikës dhjetore.

Komisioni kishte vepruar duke u bazuar në udhëzimin e prokurimit dhe nuk kishte marrë për bazë kriterin e vendosur në dosje të tenderit. Kontrata ishte nënshkruar me datë 19.03.2021 në vlerë 417,167€, ndërsa çmimi i ofertës së OE të eliminuar ishte 323,915€ apo 93,122€ më i lirë se oferta fituese.

Kjo kishte ndodhur si rezultat i vendosjes së kritereve jo në pajtim të plotë me rregullat e prokurimit, duke shkaktuar paqartësi edhe tek komisioni i vlerësimit”, thuhet në raportin e Auditorit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending