Connect with us

Ide & Sugjerime

ATK rikujton bizneset se Dokumentimi i mallit është obligim ligjor

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të: regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe të paguajnë saktë detyrimet tatimore.

Bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2022, ATK ka hartuar Planin e  Veprimit për të përmirësuar përmbushjen tatimore “Mungesa në stoqe dhe malli pa origjinë”, ku përmes këtij plani do të kryejë aktivitete intensive te tatimpaguesit me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre të përcaktuara me Ligj.

📢Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, si:

🔹Deklaroni dhe paguani saktë tatimin;

🔹Mbani dokumentacionin sipas Ligjit;

🔹Dokumentoni mallrat në stoqe sipas kërkesave ligjore;

🔹Dokumentoni mallrat të cilat i mbani në konsignacion;

🔹Dokumentoni mallrat gjatë transportit;

🔹Dokumentoni mallrat gjatë shitjeve ambulante;

🔹Lëshoni faturë tatimore për transaksionet biznes për biznes;

🔹Lëshoni kuponë fiskal për transaksionet Biznes për konsumatorin final (person fizik jo afarist), etj.

🏢Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjithë personat fizikë afarist dhe personat juridikë t’u përgjigjen detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

✅Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore. Dokumentimi i mallit është obligim ligjor!/Media Ndërtimi.

Ide & Sugjerime

Mbahet punëtoria informuese për fushën e Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesa

Published

on

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me projektin e Kosovës për Energji – KEP, GFA consulting, të mbështetur nga GIZ në Kosovë, ka filluar punëtorinë informative, në të cilën do të trajtohen tema në lidhje me “Zbatimin e Kornizës Ligjore dhe Rregullative për fushën e Efiçiencës së Energjisë si dhe Energjinë e Ripërtëritshme”.

Kjo punëtori është vetëm njëra prej pesë punëtorive të tjera që do të mbahen gjatë kësaj jave, qëllimi i të cilave është t’i mundësoj palëve të interesit të adaptojnë dhe të zbatojnë propozime të ndryshme ligjore dhe financiare të analizuara nga ky projekt.

Për më tepër, qëllimi i kësaj punëtorie është të informojë pjesëmarrësit për sfidat dhe pengesat legjislative dhe rregullativa për fushën e Energjisë Efiçiente dhe të Ripërtëritshme në ndërtesa si dhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet të merren.

Punëtoria do t’i sigurojë pjesëmarrësve detaje për:

  • Legjislacionin ekzistues të EE/ER për ndërtesat dhe sfidat që lidhen me zbatimin e tij;
  • Veprimet e nevojshme për ta bërë kornizën më efektive dhe të zbatueshme në përputhje me praktikat e BE-së; si dhe
  • Propozimet legjislative të nevojshme për të arritur këtë objektiv në fushën e Performancës Energjetike në Ndërtesa.

Continue Reading

Ide & Sugjerime

Forumi Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Inxhinierisë mbahet më 14 qershor në Sarajevë

Published

on

Edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar të Arkitekturës dhe Inxhinierisë SHARE Sarajevo 2022, do të zhvillohet më 14 qershor.

SHARE Forumi i Sarajevës 2022 paraqet projekte të mëdha në shkallë të gjerë dhe trajton qëndrueshmërinë përmes dizajnit dhe të ardhmes së jetesës urbane.

Programi i kësaj ngjarje konsiston në leksione të paraqitura nga të ftuar ndërkombëtarë dhe raste studimore mbi projekte përkatëse kombëtare, duke shfaqur zgjidhje teknike inovative.

SHARE Forumi i Sarajevës do të presë arkitektë me projekte të jashtëzakonshme dhe liderë ndërkombëtarë në teknologjitë e inovacionit dhe ndërtimit.

Përmes prezantimeve dhe diskutimeve arkitekturore, Forumi SHARE Sarajevo ofron informacionin dhe njohuritë më të fundit, si dhe mundësinë për rrjetëzim profesional në nivelin më të lartë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ide & Sugjerime

Transparenca e kryetarit të Ferizajt, organizon takim publik për qeverisjen e tij gjashtë mujore

Published

on

Komuna e Ferizajt njofton se do te organizohet takimi i parë publik për këtë vit nga ana e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

“Njoftohen të gjithë banorët e Feriajt, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se Kryetari i Komunës së Ferisajt Agim Aliu, mban takimin e parë publik me qytetartët për punën e tij gjashtë mujore.

Takimi do të mbahet më te premten, më 17 qershr duke filluar nga oras 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për “Kornizën Afatsmesme Buxhetore 2022-2025”.

Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t’i paraqesin edhe pyetjet e tyre drejtuar Kryetarit, por edhe drejtorëve të Drejtorive Komunale”, shkruan në njoftimin e Komunës së Ferizajt./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending