Connect with us

Ambienti

“Askush nuk e mat realisht ndotjen e ajrit urban”

Published

on

Çdo ditë, 15 persona humbën jetën në mënyrë të parakohshme në Shqipëri si pasojë e ndotjes së ajrit në 2016. Kështu thuhet në raportin e Agjencisë Evropianë të Mjedisit i publikuar në vitin 2019 dhe që është bërë pjesë e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka të bëjë me ndikimin që ka transporti rrugor në cilësinë e ajrit.

Sipas të dhënave, 5350 persona kanë vdekur në mënyrë të parakohshme nga ekspozimi ndaj PM 2.5 (Lënda e ngurtë pezull ), NOx (Oksidet e azotit) dhe  CO (Monoksidi i karbonit).

Një tjetër dokument që ngre shqetësimin për situatën e monitorimit të ndotjes së ajrit është Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë në kapitullin 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”. Aty thuhet se monitorimi i cilësisë së ajrit nga institucionet shqiptare nuk është në standardet e BE-së dhe e gjithë kjo ndodh për shkak të mungesës së fondeve.

Ndotësi kryesor i ajrit në pjesën më të madhe të qyteteve është transporti dhe ka një pranim universal që trajtimi i këtij problemi është çelësi për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ekspertët mjedisorë ngrenë shqetësimin se në Shqipëri mungojnë të dhënat nga institucionet dhe çështja e cilësisë së ajrit nuk merret seriozisht nga ana e tyre.

“Shqipëria kë një trend 2700 deri 3000 vdekje të parakohshme dhe një impakt të përgjithshëm prej rreth 188 ditësh të humbura për personat e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur. Në rastin tonë Instituti i Shëndetit Publik  ka rreth një dekadë që nuk e publikon raportin e shëndetit mjedisor urban” – tha Rodion Gjoka nga Instituti “Co-Plan”.

Për të kuptuar nivelin e ndotjes që vjen nga transporti KLSH ka trokitur në derën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e cila monitoron cilësinë e ajrit.

Pyetja që KLSH i drejton  Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është nëse janë siguruar të dhëna të besueshme dhe mjaftueshme për vlerësimin e gjendjes së cilësisë së ajrit?

Përgjigja ka ardhur nga raportet e gjendjes në mjedis për vitet 2019,2020 dhe 2021 sipas të cilave treguesit janë brenda standardeve.

Megjithatë, duke analizuar me kujdes procesin e monitorimit të kryer nga AKM  vërehen mangësi thelbësore  në mbulimin kohor, mungesën e të dhënave për disa ndotës në qytete të caktuara, apo edhe saktësinë e të dhënave, thotë KLSH në raport.

Monitorimi e cilësisë së ajrit urban, për vitin 2021, është kryer në qytetet kryesore të vendit: Durrës, Shkodër, Korçë, Fier, Berat, Lezhë dhe Vlorë, për treguesit kryesorë të ndotjes së ajrit .

Aktualisht AKM ka në administrim 7 stacione automatike të monitorimit të cilësisë së ajrit njëri prej tyre i lëvizshëm.

“Numri i stacioneve fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar të dhëna përfaqësuese dhe të besueshme. Mungesa e fondeve, metodologjia jo e përditësuar, parametra të ndryshëm matur në kohë të ndryshme është një panoramë e gjendjes së cilësisë së ajrit”, tha Arion Sauku nga organizata mjedisore Mileukontakt Albania

Si konkluzione KLSH thotë se ka munguar bashkëpunimi ndërinstitucional dhe kërkohet që Ministria e Mjedisit të propozojë pranë Kryeministrisë ngritjen e Komisionit Kombëtar për Ajër të Pastër./Media Ndërtimi

Ambienti

Raportimi në media për ndryshimet klimatike duhet të kthehet në prioritet

Published

on

Raportimi në media për ndryshimet klimatike nuk është një prioritet në median shqiptare, por fenomenet e ndryshimit të klimës dhe ndikimi në jetën e qytetarëve i bëjnë këto probleme gjithnjë e më të prekshme. Kjo ishte tema e takimit të zhvilluar më 21 qershor me gazetarë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në populizmin shkencor, uljen e besimit te shkenca dhe besimin e rritur në teori konspirative? Ekspertët sqaruan disa nga taktikat e përdorura për të diskretituar shkencën dhe shkencëtarët, por edhe për të prodhuar konsensus publik për çështje të caktuara, të cilat jo gjithnjë bazohen te e vërteta shkencore.

Po kështu, nëpërmjet rasteve konkrete të TEC-eve u paraqitën disa nga sfidat e raportimit të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe përpjekjet e gazetarëve për të arritur transparencë në këtë aspekt përballë autoriteteve. Përdorimi i teknikave të propagandës shpesh bën që të anashkalohen ose të lihen jashtë vëmendjes publike edhe tema që janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

Një tjetër temë me interes ishte lufta kundër dezinformimit për ndryshimet klimatike, duke diskutuar prirjet për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat online dhe rrjetet sociale. U diskutua edhe për sfidat që hasin gazetarët, cilësimin dhe vlerësimin e burimeve të informacionit, si dhe mënyra për ta kthyer raportimin e fenomeneve shkencore në artikuj dhe histori me interes publik.

Si do të ndryshojë raportimi në media përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale? Sfidë mbetet detektimi i lajmeve dhe imazheve të prodhuara artificialisht, por edhe roli që algoritmet luajnë në përhapjen e informacionit që jo patjetër është prioritar apo i verifikuar për publikun.

Nga ana tjetër, mjetet teknologjike e bëjnë më të qartë ilustrimin e ndryshimeve klimatike, si për shembull duke konstatuar trendin e shpyllëzimit, krijimit të hartave live për rritjen e temperaturave, treguesve live mbi shkrirjen e akullnajave; njoftimie në kohë reale mbi katastrofa si uraganet, përmbytjet, etj.

Takimi është pjesë e projektit rajonal “Forcimi i rolit të medias në adresimin e emergjencës klimatike,” të mbështetur nga Smart Balkans, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe koordinuar në nivel rajonal nga Shkolla e Gazetarisë Novi Sad./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës!

Published

on

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe sistemet e saj ujore janë nën stres në rritje. Mungesa e ujit prek 30% të evropianëve dhe 20% të tokës çdo vit. Në fakt, 70% e qytetarëve evropianë kanë shprehur shqetësimin për ndotjen e ujit dhe mungesën e ujit, e megjithatë pothuajse gjysma e tyre nuk ndihen mirë të informuar për problemet që lidhen me ujin në vendin e tyre.

Kjo është arsyeja pse fushata #WaterWiseEU u prezantua së fundmi, një nismë që do të kontribuojë drejt një Evrope elastike ndaj ujit deri në vitin 2050.

Cikli ynë i ujit, procesi me të cilin uji lëviz nëpër tokën, detet dhe atmosferën e Tokës, është i ndërprerë dhe duhet të rregullohet. Aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemet dhe po çojnë në më shumë avullim, më shumë përmbytje, më shumë thatësirë ​​– dhe më pak ujë për ne dhe gjithë jetën tjetër që varet prej tij.

Fushata e komunikimit #WaterWiseEU, e cila do të zgjasë deri në vjeshtë, synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth kësaj dhe të ndriçojë në qendër të vëmendjes zgjidhjet e shumta të disponueshme. Zgjidhje të tilla si rritja e ruajtjes natyrore të ujit, rimbushja e ujit nëntokësor dhe rindërtimi i shëndetit të tokës, por edhe menaxhimi i zgjuar i ujit, efikasiteti i ujit dhe ripërdorimi.

Duke punuar së bashku, ne mund të ndryshojmë perceptimet ekzistuese për ujin dhe ‘Shiko ujin ndryshe’, siç thuhet në sloganin zyrtar të fushatës.

Fushata ka zhvilluar një sërë asetesh, duke përfshirë pamje të gatshme dhe mesazhe, të cilat po i vë në dispozicion të partnerëve të fushatës për t’i përdorur. Partnerët inkurajohen t’i përdorin këto mjete për të ndezur një bisedë, për të organizuar ngjarje dhe për t’u lidhur me veprimet e tyre të komunikimit./Media Ndërtim

Continue Reading

Ambienti

Zgjerohen shtigjet në Parkun e Gërmisë drejt Gollakut

Published

on

Projekti i zgjerimit të shtigjeve në Parkun e Gërmisë është një iniciativë e rëndësishme që ka mundësuar ndërlidhjen e zonave të banimeve përreth Parkut të Gërmisë me rrjetin qendror të shtigjeve. Ky projekt përfshiu katër shtigje të reja të cilat u inkorporuan në hartën e përgjithshme turistike të Parkut të Gërmisë, të plotësuar me:

Harta të Detajuara: Sigurimi i hartave të reja dhe të azhurnuara për vizitorët.

Digjitalizim: Përfshirja e shtigjeve në platforma digjitale për lehtësimin e aksesit dhe navigimit.

Shenjëzim: Vendosja e shenjave orientuese dhe informative për të drejtuar vizitorët në shtigje të ndryshme.

Kioska Informative Malore: Krijimi i kioskeve që ofrojnë informacione të nevojshme për vizitorët.

Kryeqyteti Prishtina vazhdon të avancojë drejt konceptit shëndetësor, rekreativ dhe turistik të shtigjeve. Ky projekt ka vendosur këtë zonë në hartën turistike dhe kulturore të rajonit, duke promovuar:

Turizmi i Qëndrueshëm: Përqendrimi në aktivitete që nuk dëmtojnë mjedisin dhe që mbështesin ruajtjen e tij.

Ambientalizmi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Gjithëpërfshirja: Përfshirja e banorëve të Prishtinës në proceset vendimmarrëse dhe aktivitete mjedisore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending