Connect with us

Infrastrukturë

Asfalti me temperaturë të reduktuar testohet për të balancuar CO2

Published

on

Asfalti me temperaturë të reduktuar është një prirje në rritje pasi autoritetet e ndërtimit të rrugëve fokusohen në çështjet që lidhen me balancën e CO2, mbrojtjen e burimeve dhe reduktimin e inputit të energjisë, sipas Wirtgen Group.

Asfalti me temperaturë të reduktuar është një përzierje e prodhuar në një temperaturë midis 110 °C dhe 130 °C. Asfalti i nxehtë, nga ana tjetër, prodhohet zakonisht midis 140 dhe 180 °C – zakonisht me bitum në 160 °C si lidhës.

Avantazhi kryesor i përzierjeve me temperaturë të reduktuar është se ato mund të prodhohen dhe përpunohen lehtësisht në një mënyrë konvencionale, thotë Wirtgen.

Impiantet e përzierjes së asfaltit nga Benninghoven janë në përdorim në të gjithë botën. Wirtgen beson se ato janë prova se standardet e larta në lidhje me cilësinë e përzierjes dhe efikasitetin ekonomik, së bashku me kërkesat klimatike dhe të shëndetit dhe sigurisë, të gjitha mund të kombinohen në mënyrë perfekte.

Sipas Shoqatës Gjermane të Asfaltit, një ulje e temperaturës prej vetëm 30 °C rezulton në një kursim prej 0,9 litra vaj ngrohjeje (ose një ekuivalent karburanti) për ton asfalt të përfunduar.

Wirtgen i shtuar me një prodhim ditor prej 2,000 ton përzierje, kjo korrespondon me një kursim prej 1,800 litra vaj ose deri në tre të katërtat e konsumit vjetor të energjisë për ngrohje të një shtëpie – ulja e emetimeve të CO2 është 6,000 kg në ditë.

Shumë kompani po përpiqen të arrijnë zero emetime në planet e tyre afatgjata dhe kjo metodë demonstron një potencial të lartë për kursimin e energjisë, si dhe reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të CO2./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’

Published

on

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, sot zyrtarisht ka pranuar Aktgjykimin ARJ.nr. 9/24 të Gjykatës Supreme të Kosovës, me përbërje Nebojsha Boriçiq kryetar i trupit gjykues, Ragip Namani dhe Rrustem Thaqi anëtarë, me të cilin janë anuluar dy vendime të gjykatave më të ulëta, konkretisht Aktvendimi A.nr.1365/23 i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimi AA.nr.855/23 i Gjykatës së Apelit. Lënda është kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje në shkalla e I-rë.

𝗡𝗲̈ 𝗮𝗿𝘀𝘆𝗲𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝗔𝗸𝘁𝗴𝗷𝘆𝗸𝗶𝗺𝗶 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝘇 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗦𝘂𝗽𝗿𝗲𝗺𝗲, 𝘁𝗵𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗮𝘇𝗲̈𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗮𝘀𝗵𝗺𝗲̈ 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗶 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗿𝗲𝗴𝘂𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝘀𝗵𝗲̈𝗺. 𝗞𝘆 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗮𝘁𝗶𝗺 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝘇 𝗶 𝗸𝗲̈𝘀𝗮𝗷 𝗴𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗷𝗲̈ 𝗮𝘀𝗽𝗮𝗸 𝗺𝗲 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲𝗻 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶𝗻 𝘀𝗲 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲̈ 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗮𝘁𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗜𝗻𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷𝘁 (𝗾𝗲̈ 𝘃𝗶𝗷𝗻𝗲̈ 𝘀𝗶 𝗿𝗲𝘇𝘂𝗹𝘁𝗮𝘁 𝗶 𝗱𝗮𝗹𝗷𝗲𝘀 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗲𝗻 𝘁𝗲̈ 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗺𝗲 𝗱𝗮𝘁𝗲̈ 𝟭𝟵.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟰) 𝘀𝗵𝗶𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗷𝗺𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗷𝗮 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿, 𝗻𝗴𝗮 𝗮𝗷𝗼 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗮 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗮𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗦𝘂𝗽𝗿𝗲𝗺𝗲.

𝗡𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗜𝗻𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗥𝗲𝗳.𝟬𝟭.𝗡𝗿.𝟯𝟱𝟰/𝟬𝟳𝟭, 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝟭𝟵.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟰, 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗮𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝗻 𝗯𝗮𝗻𝗲𝘀𝗼𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲̈𝗻 𝗚𝗲̈𝘇𝗶𝗺 𝗦𝗮𝗵𝗶𝘁𝗶, 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗮𝗻𝗶 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗕+𝗣+𝟰 (𝗯𝗼𝗱𝗿𝘂𝗺 + 𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗵𝗲𝘀𝗲̈ + 𝟰 𝗸𝗮𝘁𝗲), 𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿𝘁 𝗺𝗲 𝗽𝗹𝗹𝗮𝗸𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲𝘀𝘁𝗲̈ (𝗽𝗹𝗹𝗮𝗸𝗮 𝗺𝗯𝗶 𝗸𝗮𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿𝘁). 𝗣𝗿𝗮, 𝘀𝗵𝗶𝗵𝗲𝘁 𝗾𝗮𝗿𝘁𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗲𝗻𝗱𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗳𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗮𝘁𝘆𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲𝘀𝘁𝗲̈, 𝗲 𝗮𝘀𝗲𝘀𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝘂𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗲𝘁 𝘀𝗶𝗰̧ 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗮𝘁𝗼𝗻 𝗽𝗮𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗦𝘂𝗽𝗿𝗲𝗺𝗲. 𝗣𝗲̈𝗿 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶𝗻 𝘀𝗲 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗸𝗼𝗻𝗰𝗲𝗽𝘁𝘂𝗮𝗹 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗮𝗻𝘂𝗮𝗿 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗯𝗮𝗻𝗲𝘀𝗼𝗿, 𝗲𝘁𝗶𝗮𝘇𝗵𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗽𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗲̈ 𝗕+𝗣+𝟴+𝗣𝗛 (𝗯𝗼𝗱𝗿𝘂𝗺 + 𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗵𝗲𝘀𝗲̈ + 𝟴 𝗸𝗮𝘁𝗲 + 𝗽𝗲𝗻𝘁𝗵𝗼𝘂𝘀𝗲), 𝗽𝗿𝗮 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝗱𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶 (𝗽𝗹𝗮𝗻𝗶𝘁 𝗸𝗼𝗻𝗰𝗲𝗽𝘁𝘂𝗮𝗹), 𝗶 𝗰𝗶𝗹𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗿𝗲̈𝘀𝗲 𝗲 𝗹𝗲𝗷𝗲𝘀 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲, 𝗸𝘆 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁 𝗽𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝘁𝗲 𝗸𝘂𝗿𝘀𝗲 𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝘁𝗲𝗸 𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿𝘁.

𝗤𝗮𝗿𝘁𝗮𝘇𝗶 𝘃𝗲̈𝗿𝗲𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲𝗻 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗲 𝗸𝗮 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗮𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗴𝗮𝗯𝗶𝗺𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗦𝘂𝗽𝗿𝗲𝗺𝗲 𝗸𝘂𝗿𝘀𝗲 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗧𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗼𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗔𝗽𝗲𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗻𝘆𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗮𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲𝗻 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗲.

Gjithashtu, sipas vendimeve gjyqësore të lartëpërmendura (Aktvendimi A.nr.1365/23 i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimi AA.nr.855/23 i Gjykatës së Apelit), punimet në objektin në fjalë janë ndaluar qysh në gushtin e vitit 2023, ku në ato kohë po bëhej betonimi i pllakës mbi katin e katërt, e cila pas vendimit të gjykatës mbeti në gjysmë. Por kundërligjshëm, me udhëzime të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, me vendimin e datës 08.04.2024 Inspektoriati i Ndërtimit i lejoi punimet në objektin në fjalë. Rrjedhimisht, vazhdimi apo betonimi i pllakës mbi katin e katërt është bërë kundërligjshëm, e qe kjo u ndalua pas intervenimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, përmes urdhërit të lëshuar me datë 19.04.2024. Ku pas këtij urdhëri Komuna e Ferizajt, përmes Inspektoriatit të Ndërtimit u detyrua të ndërpres punimet në objektin në fjalë.

Për AVONET, gjyqtarët Nebojsha Boriçiq, Ragip Namani dhe Rrustem Thaqi, ose janë të padijshëm ose janë të kapur nga mafia e betonit, ashtu siç është e kapur Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj, në këtë mes nuk ka një opsion të tretë. Këtë e mbështesim në të gjitha provat dhe faktet e përmendura më lartë.

Ky vendim i marrur nga gjykata më e lartë e sistemit gjyqësor të Kosovës duhet të jetë shumë shqetësuese për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, për faktin se gjyqtarët e kësaj gjykate gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, për të cilat paguhen nga taksat e taksapaguesëve të këtij vendi, duke i mbyllur sytë në mënyrë tendencioze nuk konstatojnë drejtë gjendjen reale dhe faktike në terren, duke shënuar të pavërteta dhe iluzione në vendimin gjyqësor në fjalë. Kështu që pashmangshëm duhet të themi se këto veprime e cënojnë rëndë integritetin dhe besueshmërinë e qytetarëve në organet e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosvës.

AVONET, konsideron se kjo duhet të jetë një alarm për veprim nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

𝐌𝐞 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐢𝐜𝐨𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës në aktgjykimin e datës 20.03.2024, ka konstatuar se ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sekretari i përgjithshme i kësaj ministrie, Nebih Shatri dhe ushtruesi detyrës së drejtorit të prokurimit publik, Besim Tahiri, nuk kanë qenë të thirrur për të nënshkruar marrëveshjen për zgjatjen e aftit të përfundimit të punimeve për rastin e ‘53 milionë eurove’ me Bechtel & Enka-n.

Qeveria e Kosovës ishte detyruar që t`i jepte 53 milionë euro kompanisë “Bechtel & Enka” për përfundimin e punimeve në autostradën  “Arbën Xhaferi”, pasi ishte nënshkruar marrëveshja për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve.Mbi këtë bazë, trupi gjykues me kryetare Violeta Namani, anëtarët Vesel Ismaili dhe Musa Konxheli, kanë ardhë në konstatimin se tre të pandehurit kanë tejkaluar kompetencat e tyre me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

“Të pandehurit, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, në cilësinë e personave zyrtarë në bashkëveprim dhe me dashje, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat zyrtare ashtu që e kanë nënshkruar marrëveshjen e datës 27.09.20217 në emër të Ministrisë së Infrastrukturës si punëdhënës në njërën anë dhe kompanisë “Bechtel & Enka” si kontraktor në anën tjetër”- thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës, shkrua Kallxo.com

Trupi gjykues tutje kanë ardhë me konstatim se me veprimet e tyre tre të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara me statutin dhe kodin e sjelljes i cili parasheh detyrat dhe përgjegjësitë e Komitetit drejtues ndërministror. Ky komitet përbëhej nga pesë ministra me në krye, Pal Lekajn.

“… ku është konstatuar se KDNM është organi kryesor dhe i vetëm vendimmarrës në realizimin e projektit duke përfshirë edhe anën financiare. Pasi që sipas gjetjes së Gjykatës, kompetent për të vendosur për këtë kanë qenë anëtarët e KDNM, pasi që të njëjtit kanë qenë kompetent që në mbledhjen e tyre të bëjnë shqyrtimin dhe vlerësimin e marrëveshjes për zgjatjen e afatit për përfundimin e punimeve dhe më pas të merr miratim nga anëtarët e KDNM-së, kjo ka qenë kompetencë ekskluzive e këtij komiteti për zhvillimin e projektit”- thuhet tutje në Aktgjykimin e përpiluar më 20.03.2024.

Marrëveshjen për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve edhe për 347 ditë të tjera, Gjykata e shkallës së parë e konsideroi të kundërligjshme, duke dhënë si arsyetim se kur ishte nënshkruar marrëveshja nuk ishte përcaktuar kostoja financiare. Mospërcaktimi i kostos financiare në një marrëveshje sipas Gjykatës është në kundërshtim të plotë me rregullat e prokurimit publik.

Gjykata e Prishtinës më 31.01.2024 kishte gjetur fajtor të pandehurit, Pal Lekaj, Nebih Shatri, Besim Tahiri dhe Eset Berisha.

Gjykata kishte shpallur fajtorë dhe kishte dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 3 vjet e 6 muaj ndalim i ushtrimit të funksionit në administratë publike.

Ndërsa këshilltari i tij politik, Eset Berishën ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg dhe dënim plotësues prej 3 vitesh ndalim ushtrimit të funksionit në administratë publike; sekretari i përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës për kohën kur ishte ngritur aktakuza, Nebih Shatri dhe drejtorin e prokurimit publik në këtë ministri, Besim Tahiri, janë dënuar secili me nga një vit e tetë muaj burg dhe me dënim plotësues prej 2 vitesh ndalim ushtrimit të funksionit në administratë publike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ulqini drejt zhvillimit të qëndrueshëm turistik

Published

on

Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turistik në Malin e Zi. Plazhet me një vijë bregdetare shumë të gjatë dhe me biodiveroistet të pasur ofrojnë vlera të veçanta turistike. Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, kryetari i Organizatës Turistike të Ulqinit, Qazim Hoxhiqi tha se planifikimi i ndërtimit të urës mbi lumin Buna, e cila do të lidhte Ulqinin me Velipojën, do të zhvillonte turizmin ndërshtetëror duke zvogëluar distancat mes dy vendeve turistike.

Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turistik në Malin e Zi. Plazhet me një vijë bregdetare shumë të gjatë dhe me biodiveroistet të pasur ofrojnë vlera të veçanta turistike.

Planifikimi i ndërtimit të urës mbi lumin Buna, e cila do të lidhte Ulqinin me Velipojën, sipas kryetarit të Organizatës Turistike, Qazim Hoxhiqi, do të zhvillonte turizmin ndërshtetëror duke zvogëluar distancat mes dy vendeve turistike

“Ndërlidhja mes dy vendeve shkurton distancën në disa minuta të Plazhit të Madh që është destinacion i rëndësishëm jo vetëm për turistët në rajon por edhe më gjerë. Ura ofron mundësi më të shpejta dhe nuk ka nevojë të kalohet nëpër disa pika kufitare ku ka flukse të mëdha,” thotë zoti Hoxhiqi.

Parakusht i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, sipas zotit Hoxhiqi është edhe vjelja e taksës, e cila në këtë komunë realizohet online duke rritur dukshëm kapacitetet e saja.

“Vitin e kaluar kemi realizuar një aplikacion online, ku jemi të parët si komunë në Malin e Zi që është në funksion. Kjo mënyrë e vjeljes së taksës, vitin e kaluar kishte një sukses të madh ku 10-15% të taksapagueseve e kanë përdorur këtë aplikacion, ndërsa këtë vit besojmë dhe punojmë për të realizuar 40-50 % të pagesave”, thotë Hoxhiqi.

Në bregdetin e Ulqinit turizmi sportiv është mjaft i popullarizuar dhe sipas zotit Hoxhiq “Plazhi i Madh” është ndër dhjetë plazhet më të mira në botë për sportin “kitesurf”.

Zoti Hoxhiqi vlerëson se falë angazhimit dhe menaxhimit bashkëkohorë, Ulqini është shndërruar në një qendër të njohur turistike duke i ndjekur gjithnjë e më shumë trendët globale të turizmit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending