Connect with us

Aktuale

As pas dy viteve nga tërmeti shumë banorë në Shqipëri nuk i marrin apartamentet e premtuara

Published

on

“Brenda vitit 2020, të gjithë ata që jetojnë në fshat, duhet të futen në shtëpitë e reja” deklaroi Kryeministri Edi Rama ne 30 dhjetor 2019.

“Në mars një nga kantieret do të jetë gati dhe gjysma e apartamenteve do të jenë gati” tha në 20 shtator 2020 ministri Arben Ahmetaj.

“Brenda marsit të vitit të ardhshëm ne besojmë të arrijmë në 2500 banesa individuale të financuara po nga buxheti i shtetit me 60 milionë dollar” tha Rama në 3 nëntor 2020.

Shumë prej këtyre premtimeve nuk janë realizuar edhe pas 2 viteve nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019, kjo edhe për shkak të kufizimeve që shkaktoi pandemia COVID-19.

Aktualisht janë rreth 1400 familje që kanë marrë çelësat e shtëpive të rindërtuara në Tiranë, Durrës, Laç, Shijak apo Bubq, ndërkohë që Ministria e Rindërtimit ka planifikuar të ndërtojë në total 11 mijë apartamente e 4 mijë shtëpi individuale, ndërsa do të rikonstruktohen 37 mijë banesa, 168 shkolla, kopshte e çerdhe.

Ndërkohë që 1000 banesa janë premtuar që do të dorëzohen deri në fund të këtij viti.

Në total për të gjithë procesion e rindërtimit janë investuar nga buxheti i shtetit 2020-2021 u vunë në dispozicion 56 miliardë lekë nga të cilat janë përdorur rreth 40 miliardë lekë deri më tani.

Ndërkohë që janë përthithur të gjitha donacionet në vlerën e 300 milionë eurove që u dhanë nga ndërkombëtarët, e nga ana tjetër po negociohet sipas nevojave për kreditë e buta.

Në total janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, dhe 177 familje vijojnë në çadra e kontejner përpos se e marrin bonusin, për shkak të bagëtive që kanë.

Ndërsa sa i takon pallateve Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka në proces ndërtimit 113, ndërkohë që fillon puna nga Bashkia Tiranë në lagjen e re në kombinat dhe tek 5 maji./Media Ndërtimi.

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm vendoset në Prishtinë

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

9 persona humbën jetën në vendin e punës, kërkohet angazhimi i 100 inspektorëve të punës

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Si rezultat i saj, gjatë vitit të kaluar nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e punës e 188 kanë pësuar aksidente, thotë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi.

Në rastet e aksidenteve në vendpune, kur inspektorët kanë konstatuar se është shkelur ligji nga ana e punëdhënësve, ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeinspektori i punës, thotë se inspektimet po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka evidentuar 188 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 139 kanë rezultuar me lëndime të lehta, 40 prej tyre me lëndime më të rënda dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. Në fakt kur e kam marrë këtë pozitë institucioni tjetër që kemi pasur bashkëpunim ka qenë vetëm Policia e Kosovës, kështu që me Policinë kam trashëguar një bashkëpunim ku Inspektorati i Punës ka ndërmarrë aksione në biznese të ndryshme, si në gastronomi, ndërtimtari dhe këtu operacione kanë rezultuar shpesh të suksesshme”, thotë Nikçi.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë. Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Sfidat që i kam gjetur dhe i kam konstatuar me marrjen e mandatit janë të shumta, fillimisht duke u nisur me numrin e vogël i inspektorëve të punës. Me 1 qershor të këtij viti, Inspektoratin e Punës e kam gjetur me 31 inspektorë, duke u përballur nga ky realitet, unë kam vërejtur se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, është tejet i mangët me këtë numër të inspektorëve, dhe si rezultat unë kam shpallur një konkurs të brendshëm në shërbimin civil për 27 pozita për inspektorë dhe nga ky konkurs kemi arritur t’i rekrutojmë vetëm katër inspektorë, dy në regjionin e Prishtinës dhe dy në regjionin e Gjakovës. Sido që të jetë me 35 inspektorë prapë numri është i vogël për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar edhe për 100 inspektorë të ri të punës, të cilët përgjatë vitit 2023 në faza të ndryshme do të shpallim konkursin dhe me angazhimin e këtyre 100 inspektorëve të ri, mbikëqyrja e ligjit do të jetë në një nivel më të mirë sesa që është tani. Në fakt Inspektorati i Punës ka nevojë edhe për më shumë se aq, por për vitin e ardhshëm i kemi të buxhetuar edhe 100 inspektorë të ri”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i naftës në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti

Published

on

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending