Connect with us

Turizëm

Artizanati i thurjes së kashtës vazhdon të freskoj bregdetin shqiptar

Published

on

Me afrimin e sezonit veror, teksa vendasit apo turistët nxitojnë të zënë një çadër apo shezllon në bregdet, pjesa më e madhe nuk e pyesin veten cilët mjeshtra qëndrojnë prapa punimit të çadrave të thurura me kashtë, apo aksesorëve verorë prej kashte të cilët kanë krijuar një trend të ri për bizneset pranë bregdetit.

Vitet e fundit çadrat prej cope në zonën bregdetare janë zëvendësuar prej atyre të kashtës, si edhe një pjesë e mirë e bizneseve kanë përqafuar trendin “ekzotik” të dekorit me kallama apo me kashtë, për të tërhequr sa më shumë turistë, shkruan Reporter.al.

Pragu i sezonit  veror dhe kërkesa a shtuar për këto objekte ka sjellë  rritjen e punës për familjet e komunitetit rom që merren me thurjen e çadrave të kashtës apo të aksesorëve të tjerë që përdoren prej bizneseve që operojnë pranë bregdetit.

Artizanati i thurjes së kashtës apo punimit të kallamave është i trashëguar brez pas brezi në disa prej familjeve të komunitetit rom.

Të vendosur pranë rrugës kryesore në afërsi të zonës që njihet si “Plepat”, në qytetin e Durrësit, “thurësit” e çadrave prej kashte e ndajnë punën midis vëllezërve dhe të afërmve të tjerë të së njëjtës familje.

“Këtë aftësi e kemi të trashëguar nga gjyshi im. Gjyshi filloi të vintë në këtë zonë gjatë sezonit të verës që prej vitit 2008. Kemi gati 15 vite që e bëjmë këtë punë çdo sezon”, tha Andoni, një djalë 24-vjeçar, i cili punon së bashku me të vëllain dhe prindërit, shkruan Reporter.al.

“Janë çadrat dhe tendat me kashtë, janë dhe ato me kallama. Varet si i preferojnë klientët që porosisin”, vijon Andoni, i cili theksoi se kallamat mesa duket preferohen më shumë duke qënë se bëjnë më shumë hije, si dhe kanë më tepër estetikë./Media Ndërtimi.

Këto familje punojnë sipas porosive që marrin prej bizneve të bregdetit – hoteleve, bareve apo dhe turistëve që mesa duke duket i preferojnë së tepërmi punimet e kashtës.

Turizëm

Udhërrëfyesit turistik duhet të pajisen me leje në Kosovë

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton subjektet, që ofrojnë veprimtari të agjencive organizatore të udhëtimit (tour operatorët)  si dhe udhërrëfyesit turistik (guidat turistike), se me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, që dalin nga Ligji nr. 08/L-074 për Turizmin, obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimit në regjistrin turizmit.

Agjencitë organizatore të udhëtimit, që organizojnë paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione, duhet të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë dhe të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e këtyre shërbimeve. Me përmbushjen e kritereve dhe kushteve të përcaktuara sipas ligjit për turizmin dhe akteve tjera nënligjore, agjencitë do të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, respektivisht për turistët, të cilët i blejnë këto shërbime.

Turistët vendorë dhe ata ndërkombëtarë tani do të jenë të siguruar, që paketa turistike të zbatohet sipas marrëveshjes kontraktuale me agjencinë organizatore. Kjo është bërë e mundur meqenëse agjencia e udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi.

Udhërrëfyesit turistikë, me rastin e regjistrimit në regjistrin e turizmit dhe pajisjes me kartelën identifikuese të lëshuar nga MINT, do të publikohen duke u promovuar zyrtarisht si udhërrëfyes turistikë për të operuar në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa nuk lejohet operimi i udhërrëfyesve turistikë të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës pa shoqërimin e një udhërrëfyesi turistik vendor të regjistruar në MINT, si parashihet me ligjin e turizmit dhe aktet nënligjore në fuqi.

Subjektet me rastin e aplikimit për leje, kartelë identifikimi, plotësojnë edhe formularin me të dhënat e kërkuara për përfshirje në regjistrin e turizmit.

Deri në funksionalizimin  e platformës elektronike të “Regjistrit të Turizmit” aplikimet bëhen në formën fizike për pajisjen me leje për agjencitë organizatore të udhëtimit dhe kartelë identifikimi dhe regjistrim të udhërrëfyesve turistikë.

Po ashtu,  njoftohen operatorët ekonomikë se me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative, agjencitë organizatore dhe udhërrëfyesit turistik obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimi në regjistrin e turizmit, në të kundërt Ministria do të veprojë sipas procedurave të mbikëqyrjes dhe inspektimit të paraparë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Të gjitha informatat e detajuara si dhe formularët e aplikimit ministria i ka publikuar në uebfaqen e tyre./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

“Shqipëria, një perlë mesdhetare”, këtë e thotë gjiganti mediatik botëror CNN

Published

on

Gjiganti mediatik botëror i informimit CNN e rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.

“Shqipëria (me Krujën në foto) është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia.”, shkruan CNN.

Në këtë listë janë të vendosur vendet si Madridi, New York, Cape Toën, Vjena etj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë

Published

on

A e dini se nga viti 2023 ndalohet operimi i të gjithë udhërrëfyesve turistik të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës?

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë nëse nuk kanë leje qëndrimi apo leje pune në Republikën e Kosovës.

Dispozitat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi fillojnë nga 3.000 deri në 9.000 euro, si për operatorin turistik po ashtu edhe për personin juridik që ofron shërbimin e udhërrëfyesit turistik.

Për këtë qëllim gjithmonë angazhoni udhërrëfyes turistik lokal për vizitat tuaja në Kosovë! Udhërrëfyesit lokal gjithmonë kanë informatat më relevante dhe kanë kualifikim profesional për punën që e bëjnë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending