Connect with us

Infrastrukturë

“Arteria kryesore e Prishtinës”, pa mbikalim, në rrugën Prishtinë-Veternik nuk u realizuan 30 pozicione

Published

on

Mbi 2.5 milionë euro ndau Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik, punimet e të cilës përfunduan në korrik të 2020-ës.

Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, saktësisht në lagjen në Veternik në Prishtinë, në vazhdimësi paraqet rrezik të madh për qytetarët. Kjo ngaqë, një pjesë e tyre përgjatë ditës kalojnë mbi pengesa për të dalë në anën tjetër të rrugës, sepse nuk ka vendkalim për këmbësorë.

Zgjerimi i kësaj rruge, që nga ministri i atëhershëm, Arban Abrashi, u konsiderua si arterie kryesore e Prishtinës, edhe që mund të kalonte pa shumë zhurmë, nëse kompania fituese nuk do t’i kërkonte edhe rreth 250 mijë euro për punët shtesë

Ndonëse një komision e kishte bërë pranimin teknik dhe një tjetër kishte rekomanduar pranimin e punëve shtesë, auditori i brendshëm, i autorizuar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, rekomandoi angazhimin e një komisioni tjetër.

Komisioni i ri, i udhëhequr nga Hysen Merovci, gjeti një varg shkeljesh të kritereve të kontratës milionëshe.

“Shtresa nga asfalt betoni i llojit AB11s, në bazë të shqyrtimeve të laboratorit është punuar me guri gëlqeror (që është 4 fish më i lirë) e jo me guri eruptiv siç është paraparë me kontratë. Kjo rrugë nuk është shtruar me tre shtresa të asfaltit. Kompania vetëm e ka gërryes një shtresë të asfaltit dhe mbi të ka asfaltuar shtresë të re”, shkruan në raportin e komisionit.

Inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës theksuan poashtu se disa shtresa të asfaltit kanë devijime në trashësinë më shumë se sa lejohet me norma, kishte raportuar muaj më parë emisioni Kiks Kosova në Klan Kosova.

Komisioni konstatoi se “Ekskavatori” nuk realizoi 30 pozicione në këtë rrugë të cilat kanë qenë të përfshira në kontratë. Përkundër që nuk kreu punët për të cilët mori paratë kompani lejoi kyçje për dy biznese të cilat u realizuan ilegalisht.

Inxhinierët vërejtën deformime qarkulluese, posaqërisht në hyrjet dhe daljet e urës.

Të gjeturat e këtij raporti u bënë shkas që Prokuroria Speciale të vendos llupën mbi këtë projekt milionësh, por deri tani ende nuk është raportuar të jetë arrestuar ndonjë person përgjegjës për mos realizimin e punimeve në këtë rrugë.

numri i aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë, nuk është i vogël, shkaku i mungesës së mbikalimit apo nënkalimit, të cilat shihen si zgjidhje për këtë rrugë.

Më 10 mars, një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në Veternik. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa shoferi është shoqëruar në stacion policor.

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti deklaron se organet kompetente është dashur që të ndërhyjnë sa më parë në rrugën në Veternik dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim.

Ahmeti tha se në dhjetë vjetët e fundit, si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 1 mijë e 317 persona, që është quajtur “Dekada e përgjakshme”./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Drejtuesit e ndërtimit përcaktuan udhërrëfyesin për dekarbonizimin e industrisë

Published

on

Gati 100 udhëheqës të industrisë së ndërtimit nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia raportohet se kanë kontribuar në zhvillimin e një udhërrëfyesi të industrisë për të dekarbonizuar zinxhirin e vlerës së ndërtimit në një raport të ri të kryer nga Shell dhe Deloitte, të quajtur “Dekarbonizimi i ndërtimit: Ndërtimi i rrugës përpara”.

Raporti ofron një vlerësim të zinxhirit të vlerës së emetimeve të sektorit të ndërtimit dhe heton madhësinë e emetimeve nga ‘karboni i mishëruar’. Për më tepër, raporti ofron një analizë të detajuar të barrierave ekonomike, rregullatore dhe organizative që ndikojnë në aftësinë e sektorit për të dekarbonizuar.

Për të inkurajuar përparimin në të gjithë industrinë, raporti paraqet një udhërrëfyes drejt dekarbonizimit, i cili përmban 15 zgjidhje që industria duhet të miratojë për të arritur zero neto. Këto zgjidhje janë zhvilluar së bashku me drejtuesit e industrisë dhe theksojnë rëndësinë e shkallëzimit të zgjidhjeve ekzistuese dhe bashkëpunimit nga palët e interesuara në të gjithë zinxhirin e vlerës për të zhvilluar zgjidhje të reja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet tenderi për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se tashmë kanë filluar procedurat për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes.

Ky institucion edukativ, përveçse do t’iu shërbejë fëmijëve për zhvillim e parapërgatitje për arsimim, do t’ua lehtësojë edhe prindërve mundësinë që të punojnë.

“Investimet në sistemin arsimor do t’i shtojmë edhe më shumë sepse janë të domosdoshme dhe në këtë drejtim e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet projektligjin për kredinë për projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës

Published

on

Qeveria e Kosovë ka miratuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e huazimit të kësaj marrëveshje është 23.2 milionë euro, raporton Kallxo.com.

“Kjo marrëveshje do të shërbejë për të siguruar kapacitete shtesë të energjisë termike dhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Vlera e huazimit është 23.2 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” – tha ai.

Ndërsa, prezantimin para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kosova ka potencial të madh për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, në këtë rast përdorimi i energjisë diellore për furnizimin me energji termike ndikon pozitivisht edhe në ekonomitë familjare” – tha Murati.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do përdorë panelet solare për ngrohje të shtëpive.

Qeveria sot po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë dhe Projektit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main(kfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo marrëveshje parasheh huazim prej 25.5 milionë euro.

“Kjo marrëveshje parasheh huazimin prej 25.5 milionë euro nga KFW që do të nënhuazohet tek KOSTT për realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë”, tha kryeministri Kurti./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending