Featured
Zyra e Kryeministrit me shumë mangësi në procesimin e urdhërblerjeve

Në Zyrën e Kryeministrit fillimisht pranohen faturat e më pas bëhet urdhërblerja, ani pse sipas rregullave të Thesarit fillimisht duhet të bëhet kërkesa për blerje, zotimi i mjeteve, procedohet urdhër-blerja, pastaj të pranohet malli apo shërbimi, dhe pas pranimit të faturës të ekzekutohet pagesa.
Në më shumë se 30 raste me vlerë me vlerë mbi 360 mijë euro, urdhërblerjet janë procesuar pas pranimit të faturës, shkruan Ndërtimi.info
“Në 32 raste me vlerë në total prej 363,190€ urdhërblerjet janë procesuar pas pranimit të faturës Këto raste kishin ndodhur tek pagesa për shërbime të identifikimit, regjistrimit dhe asgjësimit të kafshëve, matrikulimin e gjedheve dhe analizave laboratorike. Kjo ka ndodhur ngase ka munguar monitorimi i këtij procesi dhe nuk janë zbatuar rregullat e Thesarit”, është një nga gjetjet që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit për Zyrën e Kryeministrit.
Pranimin e mallrave dhe shërbimeve para para se të përcaktohen kërkesat/nevojat, Auditori e konsideron se e rrit rrezikun që të pranohen mallrat të cilësisë dhe sasisë jo të duhura.
Gjersa rekomandon Sekretarin e Përgjithshëm në bashkëpunim me Kryeshefin Ekzekutiv të AUV-it që të forcojnë kontrollet në realizimin e shpenzimeve dhe të sigurojnë pajtueshmëri të plotë me hapat e përcaktuara me LMFPP-në dhe me rregullat e Thesarit./Ndërtimi.info
