Aktuale
Zvarritet projekti 3 milionësh për ndërtimin e Qarkores së Gjakovës

Projekti i ndërtimit të Qarkores së Gjakovës nga drejtuesit atje ishte cilësuar si tenderi më i madh, por ende nuk dihet se kur do të nis realizimi për ndërtimin e këtij projekt.
Krejt kjo, meqë për dhënien e kontratës së këtij tender me vlerë rreth 3 milionë euro (2.618.594, 85) tashmë veçse kanë nisur ankesat e operatorëve ekonomik me pretendimet se Komuna e Gjakovës nuk ka përfill nenet të cilat i përcakton Ligji i Prokurimit Publik (LPP).
Pas ankesës së kompanisë “Mirusha Company” Sh.P.K në Gjykatën e Tenderëve është bërë ankesë edhe nga kompania “Kag Asphalt Company” Sh.P.K, shkruan Ndërtimi.info
Kjo kompani po pretendon se Komuna e Gjakovës në dhënien e këtij tenderi nuk ka respektuar nenin 1, nenin 7 që ka të bëjë me barazinë në trajtim/ jo-diskriminim, nenin 59 ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve.
Poashtu sipas po të njëjtit operator Gjakova shkeli edhe nenin 60, nenin 68 në të cilin përcaktohet gjendja ekonomike dhe financiare, si dhe mosrespektim të nenit 69 që është aftësia teknike dhe profesionale.
Tenderi i ndërtimit të Qarkores së Gjakovës Lot I përfshinë segmentin nga lokacioni “Ura e Nakarades”, deri tek rreth-rrotullimi në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Bujar Roka”.
E në rast të përfundimit të loti të I, do të vazhdohet edhe me lotët e ardhshme që përfshijnë segmentin në mes të lokacioneve “Ura e Nakarades” dhe “Pika e Zezë” se dhe vazhdimin e rrugës “Bujar Roka” në drejtim të Shkugëzit dhe Rekës së Keqe.
Ndryshe fitues i këtij tenderi milionësh është zgjedhur kompania 4 A-M.
Rikujtojmë se me 15 mars Komuna e Gjakovës pati mbajtur sesion informues me operatorët ekonomikë ku i pari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini pati deklaruar se ky është një projekt i përbashkët i komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
