Connect with us

Featured

Zilja e derës që është njëkohësisht kamerë sigurie

Published

on

Arbor Video Doorbell është një zile për derën e cila në të njëjtën kohë është edhe një kamera sigurie. Arbor e cila del në shitje këtë verë, bën gjithçka që ju prisni nga një kamera sigurie dhe ndoshta pak më shumë. 

Së pari, le të kalojmë funksionalitetin e nivelit bazë. Arbor është e aftë të transmetojë live video 1080p HD dhe 12 ditë ose natë audio, mbi një lidhje 2.4GHz me Wi-Fi-në e shtëpisë tuaj. Ajo përmban një bateri të lëvizshme Li-ion që zgjat rreth një vit sipas kompanisë, dhe zilja e derës mund të montohet pa pasur nevojë të lidhni ndonjë lidhje të veçantë me energjinë elektrike.

Aplikacionet iOS dhe Android ju njoftojnë për njerëzit në derë, ose pasi të shtypin butonin e madh të derës ose kur lëvizja zbulohet në të gjitha zonat e definuara nga përdoruesi, të shpërndara në të gjithë fushën e shikimit të kamerës prej 160 gradë. Aplikacioni gjithashtu ju lejon të kontrolloni një transmetim të drejtpërdrejtë të pamjeve të videos në çdo kohë kur jeni në shtëpi ose larg. Këto ishin të gjitha gjërat që do të prisni nga një zile dere me video në 2018.

Një gjë që e veçon zilen e derës Arbor është përfshirja e një zile të integruar brenda lidhjes Wi-Fi. Kjo e bën Arbor të përshtatshme për një familje pasi të gjithë mund të dëgjojnë zilen e dyerës, jo vetëm ata që kanë instaluar aplikacionin në telefonin e tyre. Arbor ju lejon gjithashtu të shtoni përdorues të tjerë për alarme përmes smartphonit.

Përparësia tjetër e Arbor është që ofron 48 orë të ruajtjes së koduar për videot dhe regjistrimet audio. Përveç përfitimeve të sigurisë, regjistrimet ju lejojnë të shihni se çfarë keni humbur kur keni qenë në dush ose shumë i zënë për t’u përgjigjur menjëherë në njoftimet e aplikacioneve. Arbor premton pamjen më të mirë dhe më të shpejtë” dhe lidhjen më të besueshme Wi-Fi në treg.

Aplikacioni Arbor përmban gjithashtu një buton Panik në ekran pasi sheh pamjet jashtë derës. Me sa duket, ju do ta përdorni atë ndërkohë që jeni duke parë një kërcënim jashtë shtëpisë tuaj, megjithëse alarmi i vetëm që shkakton është zëri 115-decibel brenda shtëpisë tuaj. Arbor thotë se ka në plan të rrisë karakteristikat në të ardhmen për të njoftuar policinë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending