Featured
Zhvillime pozitive për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Qeveria e Kosovës ka filluar punët në drejtim të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Mitrovicë, shkruan Ndërtimi.info
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimi preliminar për shpronësimin e pronave për interes publik, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë në zonën kadastrale Stanovc i Epërm të Komunës së Vushtrrisë.
Për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë që ka vite që është zvarritur shkaku i shpronësimeve, ishte bërë një marrëveshje me Bankën Islamike dhe me Fondin Saudit të mund të fillojnë punimet.
Ndërkaq, në fillim të këtij viti kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka adresuar një shkresë ish-kryeministrit të vendit Isa Mustafa që me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës si dhe Hakif Zejnullahut rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë të emërohet në ndër të këtyre heronjve si “Rruga e tre heronjve”.
