Aktuale
Zharkut i duken normale shkatërrimi i rrugëve të ndërtuara së fundi

Reshjet atmosferike ditët më parë vënë në pah edhe ndërtimin e dobët të disa rrugëve të cilat janë ndërtuar hiç më shumë se tre vite e fundit. Për të cilat dëmtime gishti iu drejtua qeverisjes së shkuar e cila drejtohej nga ministri Lutfi Zharku i cili vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Ndërtimi.info
Ndaj këtyre të fundit ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku po arsyetohet me atë se gjëra të tilla po ndodhin edhe në vende tjera, madje ai mori shembull edhe shkatërrimin e urës dje në Florida.
Megjithatë për dëmet në projektet e përfunduar por edhe ato të papërfunduara siç është ajo e rrugës Veterrnik, i përmendi ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Për të cilat dështime kryekëput e bënë fajtor paraardhësit e tij.
Vec rrugës Veterrnik Lekaj si të dështuar e përmendi edhe rrugën Koshare dhe murin rrugës për Kijevë. Për të cilat rrugë thotë se erdhën nga punët që janë bërë shkel e shko.
“Për menaxhimin, po shiheni për dëmet, pa përfunduar projekti në Veterrnik. Shkoni shikojeni muret si rrënohet, s’ka nevojë me ndërhy hiq, Por me punën e juaj, me qeverinë e juaj i keni këto dëmshpërblime që i kushtojnë miliona Kosovë. Shkoni shikojeni rrugën Koshare pa i bërë një vit është shkapërderdhur, shkoni shikojeni murin kah të shkoni në Kijevë sa miliona shkojnë. Prandaj, për mosveprimet për projektet shkel e shko kemi ardh në gjendje ta kolpasojmë buxhetin e Kosovës. Dhe në këtë gjendje”, tha Lekaj.
Nuk mungoi as mbrojta nga ish-ministri. Madje Zhakru ia tregoi “rrugën” Lekajt se si do të mundte të merrte masa ndaj këtyre. E deri sa Lekaj nuk merr veprimet e përmenda, ai nuk do të mund të ankohet për Zharkun, kështu po thotë ky i fundit.
“Nuk na ndodh veç neve rrugë, kish ndodh edhe në Amerikë u rrëzu ura. Kish ndodh pas 6 dite me u rrëzu ura, megjithatë është çështje tjetër. As e imja e as e juaja nuk kemi kompetenca teknike, nëse doni me drejtu këtë punë atëhere e urdhëroni sekretarin me largu prej punës menaxherin e projekti, me shkakru prej punës anëtarët e komisionit për pranim teknik, me i shkakru prej punës anëtarët e komisionit të pranimit teknik me i largu anëtarët e komisonit që i kanë bërë punët shtesë dhe e fundit kompanitë që i kanë ndërtu ato rrugë mos me ju dhënë kurrë tender, edhe kjo punë kryhet dhe atëherë ju e tregoni vetën ministër i zbatoni politikat e duhura, Dhe derisa ju nuk merreni ato masa ndaj atyre që kanë faj nuk keni drejt me u anku ndaj meje si ministër”, tha Zharku.
Prapë pati reagim nga Lekaj. Ai tha se dallimi mes tyre është në procedurat dhe në marrjen e vendimeve. Kurse sa i përket asaj se ato kanë qenë probleme teknike dhe se me to nuk merren ministrat, Lekaj tha se duhet të dinë të marrin përgjegjësi si Qeveri e Kosovës dhe duhet të kenë standarde për ndërtime.
“Të jeni të bindur që mua më vjen keq që kudo që rrëzohen urat. Ne kemi nëj dallim sa i përket asaj të procedurave dhe marrjes së vendimeve. Unë pajtoj dhe kemi ngrit komisionin prej ekspertëve dhe pasi të marrë konklizunet e tyre unë do të marr veprime. Por ajo që më shqetëson se pa u pranuar rruga po ndërtohen muret. Unë e di që ju nuk jeni marr me çështje teknike, as unë nuk merrem por duhet ta dimë se kemi përgjegjësi që si qeveri e Kosovës të kemi standarde për ndërtimin e atyre rrugëve”, përfundoi Lekaj.
https://ndertimi.info/te-gjitha-rruget-e-demtuara-te-ndertuara-ne-3-vitet-e-fundit/
