Featured
Zharku thumbon “’doktorin’ e infrastrukturës” – Pal Lekajn, fillon polemika
Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka zgjedhur “Facebook”-un për të publikuar pyetjen parlamentare të drejtuar ministrit të tanishëm, Pal Lekaj, të cilin e quan “’doktori’ i infrastrukturës”.
Zharku thotë se Lekaj ka filluar të merret me të, pasi nuk po mund të gjejë veten brenda ministrisë.
““Doktori” i infrastruktures ka nis me u marre me mua, se po me duket qe ne ministri nuk po mundet me e gjet vehten. Ne menyre qe te jete me specifik une sot i shkrova nje pyetje parlamentare per me i faktuar me letra deklaratat e tij, se ndoshta nuk e ka veq per balotazh!!!
Gjate pervojes sime jetesore gjithe ata qe nuk kane mund me mohuar punen time me kane godit ulet!”, ka shkruar Zharku, duke potencuar se pyetja është se kur është nënshkruar projekt gjatë natës.
Nëse kthehemi më parë të shohim deklaratat, del se Lekaj ka akuzuar ish-ministrin Hanefi Muharremi, pasëardhësi për disa muaj i Lutfi Zharkut.