Aktuale
Zharku kritikon projektet infrastrukturore, nuk përmend dështimin 63 milionësh

Dy ditë radhazi po debatohet në Kuvendin e Kosovës projektligji i vitit 2018-të i cili “nxehi” gjakrat e deputetëve të opozitës.
Deputetet nga opozita kritikuan ashpër planifikimin e buxhetit.
Kritika nuk munguan as nga ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku që vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Problemi i tij ishte zvogëlimi i buxhetit në disa projekte infrastrukturore, por Zharku nuk e përmendi edhe dështimin e tij në projektin më të madh infrastrukturorë atë të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, ku nuk janë kryer obligimet ndaj kompanisë si duhet. Shkak i mos pagesës në kohë pikërisht atëherë kur ministria drejtohej nga Zharku, Qeveria detyrohet t’i pagujë kompanisë “Bechetl & Enka” edhe 63 milionë euro shtesë.
Vec që mori fjalën në foltore, Zharku këto kritika i publikoi edhe në profilin e tij në Facebook.
“Miq te nderuar,
Keto dy dite diskutuam per buxhetin e vitit 2018. Ne 2017 i kishim 122 projekte te reja ne infrastrukturen rrugore (prej tyre 98 ne rruge komunale), e per 2018 jane parapare vetem 10 (prej tyre 7 ne rruge komunale)…Eshte zvogeluar buxheti per shume rruge si Nedakovc – Smrekovnice – Vushterri, Caraleve – Qafe Duhel, Prizren – Prevalle, Babush – Tern – Lubovc – Koshare – Slivove, Bardh i Madh – Lismir, Stallove – Zllash – Viti e Marecit, Brezne – Trokan – Brut, Qupeve – Ujmire i Klines, etj. Une nuk e besoj qe keshtu rritet ekonomia!”, ka shkruar Zharku.
LEXO edhe këtë duke klikuar përmbi
Ende “gjallë” udhëkryqi vdekjeprurës, pasi Zharku filloi projektin pa buxhet dhe shpronësim
