Connect with us

Aktuale

Zharku akuzon Qeverinë Haradinaj se ia dha 39 milionë euro më shumë Bechtelit

Published

on

Qeveria e Kosovës dje ka ndarë 53 milionë euro për kompaninë “Bechtel-Enka”, në formë penalltie për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

Lidhur me këtë ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka “shfajësuar” vetën se kjo penallti erdhi nga kryerja e pagesës me kohë sa ai ishte ministër duke theksuar se gjitha pagesat janë bërë në kohë. Ai ka akuzuar Qeverinë Haradinaj se i dha 39 milionë euro më shumë Bechtelit.

Ai për këtë në një intervistë për Gazetën Blic ka thënë se gjatë kohës sa ai drejtonte këtë ministri ishte arritur marrëveshje me “Bechtel&Enka”-n që  për shkak të vonesave për shkak të mos planifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi t’i paguheshin 14 milionë e jo 53 kësaj kompanie.

Gabimi i parë rreth kësaj kontrate Zharku po thotë të jetë bërë nga Hashim Thaçi.

“Këtë nënshkrim e ka dhënë Qeveria Thaçi, në momentin e nënshkrimit të kontratës me kornizën afatmesme të shpenzimeve tri vjeçare kanë qenë të parapara 330 milionë euro, kurse kontrata është nënshkruar me 600 milionë euro, që do të thotë se Qeveria Mustafa e ka gjete të gatshme një kontratë dhe që është dashtë ta përshtat buxhetin me këtë kontratë. Në pamundësi të përshtatjes së buxhetit, me gjithë obligimet kontraktuale ka qenë obligim të shtyhet afati i kryerjes së punimeve”, ka theksuar ai.

Zharku tregon se kjo kontratë është nënshkruar nga Qeveria Thaçi.

Këtë nënshkrim e ka dhënë Qeveria Thaçi, në momentin e nënshkrimit të kontratës me kornizën afatmesme të shpenzimeve tri vjeçare kanë qenë të parapara 330 milionë euro, kurse kontrata është nënshkruar me 600 milionë euro, që do të thotë se Qeveria Mustafa e ka gjete të gatshme një kontratë dhe që është dashtë ta përshtat buxhetin me këtë kontratë. Në pamundësi të përshtatjes së buxhetit, me gjithë obligimet kontraktuale ka qenë obligim të shtyhet afati i kryerjes së punimeve”, tha ai.

Ish-ministri Zharku po rrëfen historikun e kësaj situate.

“Buxhetin siç e dini e ndan Kuvendi i Kosovës dhe natyrisht Ministria e Infrastrukturës, komisioni ndër ministror ka udhëhequr punën në përputhje me buxhetin e ndarë nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, marrë parasysh që kontrata është nënshkruar në një kohë kur të dyja palët kanë qenë të vetëdijshme edhe Qeveria e Kosovës edhe Bechtel Enka, që do të jetë e pamundur që të kryhen punët në afat, të dyja palët e kanë marrë rrezikun që të hyjnë në atë kontratë. Tash, për shkak të kësaj arsye, të gjitha bisedat që i kemi pasur me Bechtel Enka ka pasur mirëkuptim prej tyre që kur të vijmë në fund, deri të shtyerja eventuale e kontratës, ata do të kenë mirëkuptim dhe do të aplikojnë vetëm kosto shtesë të shtyrjes së punimeve, po kurrfarë penalli. Kjo edhe ka ndodhë. Madje, ai ka pyetur ministrin aktual Pal Lekaj dhe Qeverinë se si ndodhi që kjo shumë të shkoi në 53 milionë, nga 14 sa ishin marrë vesh me kompaninë amerikano- turke për 14.7 milionë.“Hill Internacional ka vërtetuar që është kontraktuale, që të paguhet shuma prej 14.78 milionë euro, e cila përbehet nga 1 milionë euro në muaj, e që i bjen për 11 muaj e 20 apo 21 ditë, janë 11 milionë e 200 mijë euro. Kostoja e shtyrjes së garancionit të performances, që është 1 milionë e 200 mijë nëse nuk gaboj, që ka qenë 12 milionë e 500 mijë e gjitha. I shtohet edhe TVSH, dhe gjithsej bëhen 14 milionë e 7800 mijë, kjo është shuma që është aprovuar në shtator të vitit 2017. Natyrisht ne nuk e kemi përcjellë në Qeveri, që të aprovohet kostoja shtesë, e cila ishte kosto shtesë e kontraktume nga Qeveria e kaluar”, ka thënë ai.

Zharku tutje në intervistë ka thënë se ka kërkuar nga Qeveria aktuale që të sqarojë se ku është diferenca ndërmjet 14 milionë euro dhe 53 milionë euro, duke vënë theks se në atë se si është e mundur që Bechteli me Qeverinë Mustafa dhe me ministrin Zharku të dakordohen për 14 milionë euro e tash me Pal Lekaj me Qeverinë Haradinaj të kërkohen 53 milionë euro.

Për gjithë këto Pal Lekaj ministri aktual nuk kishte thirr e as nuk kishte konsultuar për marrëveshjen me “Bechtel&Enka” Lutfi Zharkun.

Sipas Zharkut, Qeveria është dashtë të sqarojë se çka përfshin ky 50 milionësh.

Ndërsa, kostoja shtesë sipas Zharkut është paraparë me ofertën për kontratë, e cila ka qenë 1 milionë në muaj.

“Asnjëherë, nuk ka ndodhur që ndonjë faturë të mos paguhet, sepse ata e kanë përshtatur planin e punës në përputhje me buxhetin e ndarë. Mirëkuptimi i tyre ka qenë se në fund të shtatorit të vitit 2017 ne kemi arritur një marrëveshje me ta, marrëveshje kjo e cila është konfirmuar në komisionin ndërministror dhe është aprovuar nga Hill International, që vepron si mbikëqyrës ligjor, financiar dhe komercial, për menaxhimin e gjithë asaj kontrate.Ata kanë vërtetuar që është kontraktuale që të paguhet shuma prej 14.78 milionë euro, e cila përbehet nga 1 milionë euro në muaj, e që i bjen për 11 muaj e 20 apo 21 ditë, janë 11 milionë e 200 mijë euro, kostoja e shtyrjes së garancionit të performances, që është 1 milionë e 200 mijë nëse nuk gaboj, që ka qenë 12 milionë e 500 mijë e gjitha. I shtohet edhe TVSH, dhe gjithsej bëhen 14 milionë e 7800 mijë, kjo është shuma që është aprovuar në shtator të vitit 2017. Natyrisht ne nuk e kemi përcjellë në Qeveri, që të aprovohet kostoja shtesë, e cila ishte kosto shtesë e kontraktume nga Qeveria e kaluar”, thotë Zharku.

Se a ka në qetë të gjitha pagesa në rregull derisa Zharku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës, Zharku është përgjigjur se asnjëherë nuk ka ndodhë që të mos paguhet. Siç thotë ai është bërë ri programimi i punës nga ana e Bechtelit në përputhje me buxhet e ndarë nga ministria.

“Nëse kanë qenë 90 milionë, ata kanë punuar për 90 milionë, nëse ka qenë 200 milionë kanë punuar për aq para, përndryshe nëse nuk ishin paguar, kanë pasur të drejtën e ndërprerjes së kontratës. Asnjë letër nuk ka ndodhë që Qeveria të jetë e vonshme, as nuk kemi pasur ndonjë vërejtje apo kërcënim nga ana tyre për ndërprerjen e punimeve. E përhershme ka qenë që Qeveria të ndajë mjetet në përputhje me kontratën dhe të rritet vëllimi i punës, por kurrë nuk kemi pasur raste të tilla”, ka përfunduar Zharku.

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending