Aktuale
Zgjedhja e drejtorit të ri të AKP-së konsiderohet antikushtetuese nga shoqëria civile

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ia mundësoi vetes të zgjedhë drejtorin ekzekutiv të kësaj agjencie pa procedura konkurrimi.
Kjo përmes një rregulloreje të nxjerrë nga bordi në vitin 2016, raporton KTV.
Kjo rregullore përcakton kompetenca për bordin që ta emërojë drejtorin pa hapur fare konkurs.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, kjo rregullore është anti- kushtetuese.
Përzgjedhja e drejtorit ekzekutiv pa konkurs, sipas Organizatës Çohu, shkakton jo stabilitet në stafin organizativ.
Me ndryshimin e bordit, mundësohet shkarkimi i drejtorit aktual dhe zgjedhja e dikujt tjetër sipas preferencave të bordit.
Agjencia Kosovare e Privatizimit është një ndër agjencitë më fitimprurëse në vend.
Muaj më parë ajo i kishte transferuar buxhetit të shtetit 44 milionë euro.
Nga fitimet e mëdha që sjellin privatizimet, AKP-ja shpesh është përballur me probleme në stafin organizativ, si pasojë e ndërhyrjes politike.
Së fundi, ajo kishte mbetur për disa muaj pa bord për shkak të mosvotimit të emrave në Kuvend.
Për këtë është kërkuar që zgjedhja e drejtorit të bëhet përmes konkursit në mënyrë që pjesë e vlerësimit të jetë edhe Ambasada Britanike.
Po në këtë mënyrë ishte zgjedhur edhe Ekrem Hajdari, i propozuar nga kryetari i bordit, Petrit Gashi, i cili la pozitën me ta shkarkuar Hajdarin.
Kjo u bë me kërkesë të bordit të ri, i përzgjedhur nga Kuvendit i Kosovës në fillim të këtij viti.
E nëpërmjet një komunikate për media, AKP-ja ka njoftuar se në krye të bordit, detyrën do ta ushtrojë zëvendës-kryesuesi i bordit të drejtorëve, Bajram Zejnullahu.
Lidhur me largimet ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa ka thënë se ata u detyruan të largohen pasi nuk kanë vjedhur e manipuluar.
