Aktuale
Zëvendësministri i Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve

Bora që ka rënë në vikend shkaktoj vështërësi në rrugët e Kosovës.
Por pas ndërhyrjeve të operatorëve ekonomik, të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, tashmë të gjitha rrugët po janë të kalueshme, kështu thotë zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj.
Selimaj për Ndërtimi.info ka treguar se ka inspektuar pastrimin e rrugëve në Pejë, Istog, Decan e Gjakovë të cilat janë bërë të kalueshme për qytetarët. Ai ka theksuar se zonat më të thella kalimi mund të bëhet vetëm me pajisje dimërore.
“Ministria e Infrastrukturës sot në mëngjes e ndërgjegjësuar knaqshëm me gjendjen e motit në Kosovë kanë dalë, kanë deleguar detyrat dhe unë si zëvendësminsitër më ka ra me bë një monitorim sëbashku me departamentin e inspektimit rrugor në zonën e Dukagjinit, repsektivisht në Istog, Pejë, Decan dhe Gjakovë. Rrugët janë të hapura gjithandej. Jemi të kënaqur me nivelin e gadishmërisë së operatorëve të cilët kanë kontratat tonë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Përvec që në zonat e thella, tek Kucisht ka borë dhe është e obliguar të jenë me pajisje dimërore”, sqaroi Seilmaj.
Vështërsi më të mëdha kishte në rrugët e Mitrovicës, por që sipas Selimajt edhe në këtë zonë janë pastruar rrugët.
“Anamorva ka nëj gjendje të knaqshme. Edhe në rrugët e Mitrovicës janë ndërmarr të gjitha masat, kështu që konsiderohet se në nivel vendi gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme”, ka treguar zëvendësministri i Infrastrukturës Selimaj.
