Aktuale
“Bechtel&Enka”: Është jashtë etikës të diskutohet çfarë thotë kryetari i Kaçanikut

Vërshimet e ditëve të fundit shkaktuan dëme në disa qytete të Kosovës. Dëme të mëdha pësoi edhe komuna e Kaçanikut, ku po ndërtohet edhe autostrada për Shkup “Arbën Xhaferi”.
Në fshatin Kukaj të Kaçanikut fajin dëmet e shkaktuar nga vërshimet po e adresojnë në kompaninë “Bechel & Enka”, e cila po kryen punimet në këtë autostradë.
Në këtë pikë banorët po i përkrahë edhe kryearti i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi. Ai, ka thënë se dëmet u shkaktuan si pasojë e punimeve të kompanisë.
Akuzat që po u adresohen kompanisë “Bechtel & Enka” i ka komentuar zëdhënësja, Ela Ruçi, për Ndërtimi.info.
Ajo, e ka konsideruar jo etike të diskutohet se çfarë thotë kryerai Ilazi apo qytetarët e Kaçanikut.
“Është jashtë etikës që të diskutoj çfarë thonë qytetarët apo kryetari i Komunës. Ajo që mund të them është se në mesnatë kur kryetari ka marrë në telefon “Bechtel & Enka”-n për ndihmë, ne kemi nxjerrë punëtorët tonë për të ndihmuar”, është shprehur ajo.
Tutje, Ruçi ka shtuar se ndihma e “Bechtel & Enka”-s për banorët është duke vazhduar, derisa ka theksuar se punët që bënë kompania në autostradë janë të nivelit ndërkombëtar.
“Bechtel & Enka” është duke ndihmuar komunitetin e Kaçanikut. Punëtorët tonë kanë dal qysh të shtunën në mesnatë për të ndihmuar qytetarët. Të gjitha punët që ne kryejmë janë si ato ndërkombëtare. Vërshimet kanë qenë në gjithë vendin, jo vetëm në këtë zonë”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, si pasojë e vërshimeve në Kaçanik janë dëmtuar dhe bllokuar rrugë e disa banorëve në oborre u është futur zhavori që është bartur nga vërshimet/Ndërtimi.info/
