Aktuale
Zebra shumëngjyrëshe në rrugët e Prizrenit për të shtuar sigurinë në trafik

Aksidentet e shumta në rrugët e Kosovës ka bërë që EC Ma Ndryshe të realizojë performancën publike “Zebra shumëngjyrëshe” në afërsi të shkollave të mesme të ulëta në Prizren.
Përmes të cilës performancë po synojnë të shtojnë vëmendjen për siguri në trafik, në mënyrë që ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Dizajnimi i zebrave pranë shkollave është bërë në mënyrë që t’i nxisin këmbësorët e posaçërisht fëmijët të kalojnë rrugën në vendkalimin e paraprë.
“EC Ma Ndryshe, gjatë të enjtes dhe të premtes, ka realizuar performancën publike ‘Zebra shumëngjyrëshe’. Ndër rrugët më të frekuentuara nga nxënësit dhe automjetet në qytetin e Prizrenit janë ato në afërsi të Shkollave fillore dhe të mesme të ulëta “Mustafa Bakiu” dhe “Emin Duraku” si dhe shkollës së mesme “Remzi Ademaj”. Për këtë arsye pranë këtyre shkollave zebrat janë dizajnuar në atë mënyrë që t’i nxisin këmbësorët e posaçërisht fëmijët që ta kalojnë rrugën në vendkalimin e paraparë, derisa për ngasësit janë ngjyrat më të ndritshme dhe të dallueshme për t’i paralajmëruar ata që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në këto zona”, tregon EC Ma Ndryshe përmes një postimi në faqen e saj facebook, përcjellë Ndërtimi.info
EC bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e askujt.
Ky aktivitet u organizua ne kuadër të projekti “Qytetet Gjithëpërfshirëse” – promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i cili përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë.
