Arkitekturë
Zbulohet plani i ndërtimit të restaurantit nënujor
Firma e arkitekturës Snøhetta ka zbuluar planet për ndërtimin e një restauranti në jug të Norvegjisë, që do të jetë pjesërisht i zhytur në det duke ofruar një pamje nënujore.
Ndërtesa do të përbëhet nga një kuti prej betoni në formë drejtkëndëshi ku gjysma e saj do të vendoset në vijën bregdetare dhe gjysma tjetër do të zhytet nën ujë, e përshkruar nga firma me seli në Oslo dhe Nju Jork si “restoranti i parë nënujor i Europës”.
Përdorimi i tij primar do të jetë si një restorant për deri në 100 njerëz, por gjithashtu do të funksionojë si një qendër kërkimore detare. Sapo të futen brenda, vizitorët do të mund të shohin përmes një dritare të madhe panoramike për të vëzhguar jetën nënujore nga afër.
“Si një periskop i zhytur, dritaret masive akrilike të restorantit ofrojnë një pamje të shtratit të detit përgjatë ndryshimit të stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit”.
Ndërtesa do të quhet “Under” (Nën) një fjalë që arkitektët thonë se është shumë e ngjashme me “Wonder” (çudi), kur përkthehet në norvegjisht. Ajo do të ndërtohet pranë fshatit Båly në rajonin Lindesnes të Norvegjisë. Muret e betonit të ndërtesës do të jenë një metër të trashë, duke ndihmuar në përballimin e mjedisit të saj të papërshtatshëm. Përveç kësaj, ky beton do të ketë një cilësi të trashë, për të inkurajuar midhjet që të ngjiten në të.
Dritarja e madhe panoramike, me gjerësi 11 metra, përfshin të gjithë pjesën fundore të hapësirës.
Snøhetta udhëhiqet nga arkitektë Craig Dykers dhe Kjetil Trædal Thorsen. Firma ka projektuar një numër të ndërtesave në bregdet, të famshmen Shtëpisa e Operas në Oslo, si dhe një hotel për arkipelagun e Lofotenit të Norvegjisë dhe një shesh lojërash për një kamp veror.