Connect with us

Trashëgimia

Zbulohet një qytet mbi dymijë vjeçar në Shqipëri

Published

on

Një ekspeditë arkeologjike Shqiptaro-Polake ka zbuluar një vendbanim antik në zonën e Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Bëhet fjalë për një vendbanim që besohet se daton në shekujt III e II para Erës Sonë.Sipas drejtuesit të kësaj ekspedite, profesor Saimir Shpuza, në këtë zonë nuk është bërë asnjë gërmim arkeologjik që në vitet ’80.

“Materiali që kemi gjetur kryesisht na ndihmon për të identifikuar kuadrin kohor. Për momentin flasim për një periudhë të lulëzuar helenistike, nga shekulli i tretë deri në shekullin e parë Para Erës Sonë”, shprehet profesori Saimir Shpuza.

Sipas profesorit polak, pjesë të ekipit duket se kemi të bëjmë me një qytet të panjohur të cilin shpresojnë ta identifikojnë së shpejti.

“Interesante është se ndodhet në një distancë të afërt nga Shkodra dhe Lezha. Muri i fortifikimit është shumë madhështor, 3 metra e gjysme i gjerë . nuk e dimë ende emrin antik të këtij qyteti por jemi të sigurt se është një qytet i panjohur më parë”, shprehet Piot Dyczek.

Zbulimi në fjalë, përveç rëndësisë arkeologjike dhe mundësisë për zhvillimin e turizmit, pritet të sjellë informacione mjaft të vlefshme për qytetërimin e hershem të zonës./Top Channel/

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending