Trashëgimia
Zbulohet nën ujë kalaja e vjetër tre mijë vjet
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/kala.png)
Zhytësit dhe hulumtuesit turq kanë zbuluar në liqenin Van në Turqi një kala të vjetër tre mijë vjet.
Gërmadhat spektakulare besohet të jenë një kalaje e cila është ndërtuar në civilizimin e Uratu që lulëzoi në kohën e metalit në mes shekujve nëntë dhe gjashtë para Krishtit, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.
Ky zbulim është bërë nga arkeologët nga universiteti Van Yuzuncu Yil që po punonin me një grup zhytësish.
Ani pse e ka mbuluar uji muret e saj kanë arritur t’i rezistojnë asaj duke qëndruar lart deri në katër metra.
Hulumtuesit kanë thënë se janë duke punuar për të zbuluar sekretet e këtij liqeni – Van, që ka një histori 600 mijë vjeçare.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)