Connect with us

Featured

Zbulohet kështjella 4 mijë vjeçare

Published

on

Një zinxhir i pazakontë ushtarak që daton 4000 vite më parë, duke përfshirë kështjella, fortifikime, kulla dhe fortesa që komunikonin me anë të sinjaleve të dritës, u zbulua në Siri në sajë të analizimit të pamjeve ajrore dhe satelitore nga një ekip franko-sirian.

Këto punime të drejtuara nga laboratori Arkeorient (CNRS, Universiteti Drita Lion 2) dhe drejtoria e përgjithshme e antikiteteve dhe muzetë e Sirisë u publikuan sot në revistën Paleorient. “Është hera e parë që zbulohet një sistem i fortifikuar në të tilla përmasa.

Kjo strukturë e gjerë mbizotëroi stepën e Sirisë qendrore dhe shërbeu si mburojë e aglomerateve dhe zonave më tërheqëse në periudhën e Bronzit të Mesëm (mijëvjeçari i dytë para Krishtit)”, saktësoi një nga autoret, Marie-Odile Rousset hulumtuese në Qendrën Franceze të Kërkimit Shkencor (CNRS).

Rajoni i vëzhguar nga misioni franko-sirian i shkretëtirave të Sirisë së Veriut ndodhet në lindje të Hamasit dhe zë një sipërfaqe rreth 7000 kilometra katror. Këto gërmime virtuale kompletojnë ato të kryera në terren nga 1995 në 2002 dhe më pas në 2010, pra përpara luftës, që përkon me periudhën e qeramikave.

“Nga kjo periudhë njihen kryesisht fortifikime urbane, por atje kemi të bëjmë me fortifikimin e një territori për të mbrojtur akset e qarkullimit dhe tokat”, tha për median, Marie-Odile Rousset.

Këto kala janë ndërtuar nga blloqe të mëdha shkëmbinj vullkanike të pa rafinuar dhe mure disa metra lartësi. “Për më tepër, çdo qendër e fortifikuar ishte ngritur në mënyrë të tillë për të mundësuar komunikimin virtual me të tjerët me anë të sinjaleve të dritës, llampadarë apo zjarre, si indianët për të transmetuar në mënyrë të shpejtë informacionet drejt qendrave më të mëdha të pushtetit”, saktësoi arkeologia.

E vendosur në buzë të rajoneve sedentare mjaft të populluara të Gjysmëhënës pjellore në perëndim të stepës së ashpër të nomadëve në lindje, ky rajon nuk ka qenë vazhdimisht i banuar.

“Kemi konstatuar që ky rajon ishte ripushtuar në periudhën e krizës. Ndër të tjera, së fundmi, qendra e epokës romake ka qenë e ripushtuar nga banorët që ishin larguar nga Hama dhe Homsi”, thuhet në njoftimin e arkeologes.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending