Connect with us

Trashëgimia

Zbulohet hyrja në “Portën e Nëntokës”

Published

on

Arkeologët besojnë se kanë gjetur “hyrjen në nëntokë” të Majave, së bashku me dëshmitë e sakrificës së viktimave njerëzore, jo shumë larg nga vendi ku u zhvillua beteja e fundit e qytetërimit të lashtë me Spanjën, në liqenin Peten Ica në Guatemalë.

Ekipi polak, i cili po hulumton rajonin, zbuloi qindra artefakte të popullit mistik, përfshirë edhe prova për rituale dhe eshtra të njerëzve të sakrifikuar, e cila sipas tyre, dëshmon për luftën e tyre përfundimtare kundër spanjollëve, transmeton gazeta britanike Mirror.

Udhëheqësja e ekipit, Magdalena Krzemjen nga Universitetit polak Jagelonski, deklaroi se uji kishte kuptim të veçantë dhe simbolik të besimit të Majave antikë.

“Ajo u konsiderua si ‘Porta e Nëntokës’, bota e vdekjes – Sibalba, ku jetonin zotat e tyre. Ne planifikuam aktivitete të zhytjes bazuar në burime të shkruara, por edhe me intuitë. Në shumicën e rasteve gjetëm shumë artefakte”, tha ajo, transmeton KP.

Besohet se Majat hodhën artefaktet në liqen qëllimisht si një dhuratë për zotat.

Një nga objektet është një objekt me teh që mund të jetë përdorur për ritualet e përgjakshme të sakrificës që t’u ofrojë gjakun e njerëzve perëndive.

Ndër objektet u gjetën enë për temjan dhe enët qeramike, disa prej të cilave përmbajnë eshtrat e kafshëve, dhe njëra është veçanërisht e gdhendur.

Një tjetër zbulim interesant ka të bëjë me ishullin e liqenit, i njohur si Flores, i cili dikur ishte shtëpia e Neupetenit, kryeqyteti i Ice Maja.

Kjo ishte mbretëri e pavarur e indigjenëve në Amerikë deri më 10 mars 1697, kur aty arritën spanjollët.

“Ne gjetëm një artefakt në këtë zonë – një kokë guri e gdhendur që mund të lidhet me betejën”, shtoi ajo.

Krzemjen, po ashtu, tha se duket se arkeologët kanë konfirmuar vendin e betejës së fundit mes Majave dhe spanjollëve.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending