Connect with us

Trashëgimia

Zbulohet fshati i braktisur 1800 vjet më parë, gjenden disa ndërtesa

Published

on

Një fshat i braktisur mesjetar është zbuluar nga punëtorët që përmirësojnë shtrirjen e rrugëve pranë Kembrixhit.

Mbetjet e 12 ndërtesave mbulojnë një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh dhe në të gjithë paraqitjen e vendbanimit është e dallueshme pavarësisht faktit se ishte braktisur më shumë se 1,800 vjet më parë shkruan DailyMAil. Mbetjet e mëhershme deri në 40 ndërtesa të drurit të tipit Anglo Saxon janë gjithashtu të identifikueshme, me shtigjet dredha-dredha midis shtëpive, punëtorive dhe strukturave bujqësore.

Fshati mendohet se është banuar nga shekulli i tetë deri në shekullin e 12-të, sipas një ekipi prej rreth 250 arkeologësh që punojnë në këtë vend.

Ekspertët e udhëhequr nga Muzeu i Infrastrukturës së Arkeologjisë në Londër kanë hapur më shumë se 40 vende të gërmimit përgjatë shtrirjes së A14 midis Kembrixhit dhe Huntingdon dhe presin të përfundojnë punën deri në verë. Artikujt e zbuluar gjatë projektit përfshijnë një flaut të rrallë anglo-sakson të shekullit të pestë deri në shekullin e nëntë, një varëse romake me zbukurime që përshkruan kokën e Medusas dhe një shkallë druri të Mesme prej Hekuri.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending