Aktuale
Zbulohen kuratorët dhe tema e pavijonit të SHBA-së në Bienalen e Venecias
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka njoftuar individët dhe institucionet që do të shërbejnë si kuratorë dhe komisionerë të pavijonit të Shteteve të Bashkuara në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut në 2018.
Duke u përzjedhur përmes një konkursi të hapur dhe rekomandimeve nga Komiteti Federal Këshillimor për Ekspozitat Ndërkombëtare, ekspozita do të udhëhiqet nga bashkë-komisionerët “Instituti i Shkollës së Arteve të Çikagos” (SAIC) dhe Universiteti i Çikagos dhe kuratorët si Niall Atkinson, profesor i asociuar i Historisë Arkitekturore në Universitetin e Çikagos; Ann Lui, asistent profesoreshë në SAIC dhe bashkë-themelues i kompanisë së arkitekturës nga Çikago “Future Firm” dhe Mimi Zeiger, një kritik, redaktor, kurator dhe edukator nga Los Anxhelos.
Nën temën “Dimenzionet e Qytetarisë”, ekspozita do të shqyrtojë “kuptimin e qytetarisë si një grup të të drejtave dhe përgjegjësive në kryqëzimin e lidhjeve ligjore, politike, ekonomike dhe shoqërore”.
“Është urgjente që arkitektura të veprojë si një mjet i rëndësishëm për të kuptuar, formësuar dhe parashikuar se çfarë do të thotë të jesh qytetar sot”, thanë kuratorët në një deklaratë të lëshuar.
“Qëllimi ynë është të paraqesim Shtetet e Bashkuara si një vend kërkimi dhe praktike kritike në arkitekturë, në kryqëzimin e formave të vjetra dhe të reja të angazhimit të komunitetit, veprimit politik dhe politikave publike. Globalizimi, teknologjia digjitale dhe transformimet gjeopolitike po vazhdojnë të sfidojnë nocionet konvencionale të qytetarisë nëpër shkallë. Kjo ekspozitë do të prezantojë veprat e arkitektëve, projektuesve, artistëve dhe mendimtarëve, të cilët janë duke iu përgjigjur mënyrave të ndryshueshme të qytetarisë sot dhe duke vënë vizione për mënyrat e ardhshme të përkatësisë”, vazhduan ata.
Ekspozuesit individualë që do të kontribuojnë në pavijonin e SHBA do të shpallen gjatë muajve të ardhshëm. Pavioni do të shfaqet në Bienalen e Venecias 2018 nga 26 maji deri më 25 nëntor 2018.