Aktuale
Zbulohen detaje të planit për riparimin e aeroportit të New York-ut

Aeroporti ndërkombëtar i New Yorkut, “John F. Kenedy” (JFK) së shpejti do të transformohet në ‘një ndër më të mirët në botë’.
Detaje më konkrete në lidhje me projekt-planin, dizajnin dhe afatin kohor brenda të cilit pritet të përfundojnë punimet i ka shpalosur guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, shkruan Dezeen, transmeton Ndërimi.info.
“Ndërkohë që liderët në Uashington flasin për investimet në infrastrukturë, ne po e bëjmë investime historike. Transformimi i Aeroportit të JFK në një ndër qendrat kryesore të shekullit 21 bënë që New York-u të mbetet porta kryesore në vend dhe në botë. Ky investim historik për modernizimin e Aeroportit të JFK-së dhe rrjetit transportues përreth do të lehtësojë udhëtimin nëpër këtë qendër enorme dhe ju sigurojë që JFK do të bashkohet në listën e aeroporteve më të mira të krijuara ndonjëherë”, ka thënë Cuomo në një prononcim.
Rregullimi i aeroportit bëhet me qëllim të bashkimit të pjesëve të ndryshme të terminaleve, përmirësimit të kyçjes së automjeteve në rrugën e aeroportit dhe zgjerimin e hapësirës së aerooportit në dimensione edhe më të mëdha.
Projekt-plani parasheh edhe dy propozime të reja për të rritur kapacitetin e pranimit të pasagjerëve në anën veriore dhe jugore në mënyrë që të mund të mbajë rreth 15 milion të tillë në vit.
Hapësirat ekzistuese dhe terminalet e ndërtesat e vjetra do të shkatërrohen tërësisht në mënyrë që të realizohet infrastruktura aktuale.
Zhvillimet tjera përfshijë rritjen e kostos së projektit nga 10 miliardë dollarë, sa ishte e paraparë në fillim në 13 miliardë dollarë.
Masterplani i aeroportit u hartua nga studioja e arkitekturës Grimshaw dhe firma inxhinierike Mott MacDonald, të cilat u përzgjodhën për të mbikëqyrur skemën e këtij projekti gjigant në shtator të vitit 2017./Ndërtimi.info/
