Featured
Yjet e futbollit, Gigs e Neville me projekt gjigant ndërtimi në Manchester
Do të riprojektohet rrënjësisht plani i ndërtimit të strukturës St.Michael të financuar nga ish-lojtarët e Manchester United, Ryan Giggs dhe Gary Neville. Projekti i vjetër nuk u miratua nga Këshilli i Qytetit të Manchesterit.
Projekti pritet të krijojë rreth 270 vende pune dhe të kushtojë afër 225 milionë euro. Struktura u panifikua të kishte dy kulla me nga 31 kate dhe 21 kate në pjesën afër qendrës së qytetit në Manchester Town Hall, shkruan constructionnews.co.uk, përcjellë Ndertimi.info.
Por, riprojektimet e publikuara sot tregojnë vetëm një kullë të madhe dhe ndryshime të mëdha në fasadën dhe përbërjen e strukturës.
E ridizajnuar nga arkitekti Hodder dhe partnerët, skema e re do të përfshijë një kullë të vetme të veshur me qelq 134 metra e gjysmë të lartë, 2 metra më të ulët se pika më e lartë e skemës së mëparshme dhe e ri-orientuar për 90 shkallë. Gjithashtu do të jetë një godinë zyre nëntë-katëshe.
Bari i Sir Ralph Abercromby dhe stacioni i policisë në Bottle Street të cilat pritet të rrënoheshin nga propozimet e para, tani do të ruhen si pjesë e skemës së re.
Gary Neville ka thënë se ekipi i tij “nuk u turpërua nga debatet pasionante rreth propozimeve origjinale”, për riprojektimin e ndërtesës.
“Ne kemi ruajtur synimin me vizionin tonë qendror të krijimit të një destinacioni të vërtetë të përdorimit të shumëfishtë me ndërtime të cilësisë më të lartë, duke përfshirë jetesën në rezidencë, zyra të klasit A, një hotel me pesë yje, njësi ku të kalohet koha e lirë dhe hapësira të jashtme të klasit botëror”, ka thënë ai.
You must be logged in to post a comment Login