Aktuale
Xhamitë që u rrënuan e nuk u rindërtuan kurrë

Të dukshme i ka vetëm gjurmët e themelit, këtu në Kalanë e Prizrenit në gjysmën e dytë të shekullit XV u ndërtuar tërësisht një xhami. Por ajo dy shekuj më vonë sipas Bashkësisë Islame u rrënua nga austriakët për tu ringritur sërish nga Perandoria Osmane.
E njëjta sipas drejtuesve të kësaj bashkësie në Prizren u rrënua edhe më vonë për të mbetur në këtë gjendje deri më sot.
Por, asnjëherë më pas xhamitë e shkatërruara nuk u ndërtuan.
Por gjurmë nuk i mbetën Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë, ani pse këtu në vitin e kaluar të shumët ishin besimtarët që e falën namazin e Bajramit.
Bile edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri pati premtuar rindërtimin e saj që u rrënua në luftën e fundit nga serbët.
Në Mitrovicë gjatë shekullit XX u rrënuan edhe disa xhami të tjera. Sipas studiuesit të Trashëgimisë Kulturore Islame Sami Isufi i cili ka edhe fotografi dhe dëshmi për to. Sipas tij rrënimi i xhamive në Kosovë ishte i kohë pas kohshëm nga pushtuesit dhe luftërat e ndryshme. Derisa kishte edhe të atilla që u rrënuan si shkak i planifikimit urban, siç është rasti i xhamisë në Prishtinë afër Tetarit Kombëtar, tek e cila tash vonë u gjetën disa gjurmë.
Isufi thotë se numri i xhamive në Kosovë ka qenë i madh nëpër sheku.
“Në vitin 1912 Kosova trashëgoi rreth 320 xham, para vitit 1689-1690 kishe më shumë xhami se sa mbas. I bie që afërsisht edhe aq u rrënuan gjatë luftërave austro-osmane”, tregon ai.
Sipas Isufit në luftën e fundit në Kosovë u rrënuan e u dëmtuan 218 shtëpi fetare islame, shumica prej të cilave u rindërtuan e u rinovuan më pas.
