Featured
Xhamia 430 vjetësh në Pejë, që prapë është e kohës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/HXH-8.jpg)
Është e vjetër 430 vjet, por ende qëndron “në këmbë” si njëri nga objektet më të veçanta dhe të bukura të qytetit të Pejës, shkruan Ndërtimi.info
Duke qenë një nga monumentet më të vjetra historike të trashëgimisë kulturore, jo vetëm për qytetin e Pejës por tërë Kosovës, xhamia “Bulla Zade Hasan” apo e njohur si Hamam Xhamia është vendosur në pjesën e vjetër të qytetit në lagjen e “Haxhi Zekës”, afër Hamamit të Haxhi beut dhe ndërtesës së Shkollës së parë shqipe në Pejë.
Xhamia e cila është simbol i rezistencës së kohës u ndërtua në vitin 1587 ishte djegur në vitin 1890, si dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe pas 5 viteve është rindërtuar.
Hamam Xhamia në hyrje ka pasur hajatin, në anën e djathtë ka të vendosura krojet për abdes. Xhamia në brendësi ka sallën e lutjeve, mahfilin, mimberin dhe derën e hyrjes në minare. Minarja është punuar nga guri i gdhendur dhe është me 12 kënde ku janë 12 harqe.
Mirëpo, kjo xhami ka pësuar transformime gjatë rindërtimit dhe nuk e ka pamjen fillestare, ndërsa çardaku (hyrja) është shtuar më vonë. Sipërfaqja e kësaj xhamia përfshinë në total 285 m2.
Duke qenë se objekti ka përreth objekte të tjera të vjetra dhe disa të reja, ai ambientohet me të gjitha.
Aimbientimi me objketet përreth vazhdon edhe pas restaurimit të viti 2001, pasi ishte djegur edhe njëherë gjatë luftës së fundit të Kosovë. Derisa objekti është restauruar, një pjesë e oborrit të tij vazhdon të jetë i njëjti me dekada, kjo pasi aty një numër i varrezave të cilat i takojnë periudhave të ndryshme kohore.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)