Connect with us

Aktuale

Waymo ka prezantuar garazhin fantastik të makinave robotike

Published

on

Kompania Waymo ka ndarë pamje të rralla mbi programin e ardhshëm për flotën e makinave vetë drejtuese.  

Në një postim të ri në blogun e saj, njësia autonome e automjeteve Google detajoi se çfarë ndodh në qendrën e saj të operacioneve në Arizona, kur flota e makinave vetë drejtuese nuk ndodhet në rrugë. Firma ka një staf të plotë të teknikëve të flotës, shpërndarjes së flotës, përgjigjes së flotës dhe punonjësve të mbështetjes së drejtuesve që inspektojnë automjetet e Waymo dhe komunikojnë me personat që gjenden në makinë, ndër të tjera. “Me teknikët tanë të flotës, dispeçerët, përgjegjësit dhe agjentët mbështetës të drejtimit, makinat tona vetë drejtuese mund të lëvizin përdoruesit e tyre në mënyrë të sigurtë nga pika A në pikën B çdo ditë”, shkruante në blogun Elice Perez, drejtuesi i operacioneve të Waymo-t Post.

Waymo lançoi programin e tij të hershëm në Phoenix në prillin e kaluar dhe, që atëherë, qindra drejtues kanë përdorur makinat e tyre vetë drejtuese  për të udhëtuar nëpër qytet. Për tu përshtatur me rritjen e kërkesës për këto makina, Waymo ka dyfishuar madhësinë e qendrës së saj të operacioneve në Chandler, Arizona, duke hapur rrugën që firma të rrisë flotën e saj. Waymo kohët e fundit tha se do të shtojë 62,000 minifurgona në flotën e tij të automjeteve vetëdrejtuese në Arizona gjatë këtij viti. “Për të drejtuar këtë shërbim vetë ngarje, ne mbështetemi në ekipet e operacioneve tona lokale për të ruajtur automjetet tona, për të menaxhuar logjistikën e flotës dhe për të ofruar mbështetje gjatë gjithë ditës dhe natës, për drejtuesit tanë”, tha Perez.

Në garazhin e Waymo në Chandler, teknikët e flotës sigurohen që sensorët e makinave vetë drejtuese kanë performancë të lartë dhe janë në gjendje të mirë. Shumica e makinave vetël drejtuese përdorin teknologjinë LIDAR për ‘të parë’ mjedisin e tyre. “Mendoni për këto, si kontrollet para fluturimit të kryera në avionë përpara se të bëhen gati për ngritje”, shtoi ajo. Ka edhe dispeçer të flotës, të cilët sigurojnë që Waymo ka makina të mjaftueshme në rrugë. Ata menaxhojnë hartën e makinave dhe testimit të Waymo-s, duke dërguar shoferët e testeve në “misione” për të testuar veçoritë e reja. Punonjës të tjerë në ekipin përgjegjës të flotës kanë për qëllim të garantojnë siguri në rrugë dhe gjatë përvojës së vetë ngasjes. Ekipi i përgjegjës i flotës shikon rreth mundësive për të ndryshuar drejtimin e rrugëve si shkak i kushteve të ndryshme të trafikut.

“Ndërsa automjeti mbetet plotësisht përgjegjës për funksionimin e tij të sigurt, konfirmimi i siguruar nga kjo skuadër mund të ndihmojë që një udhëtim të jetë më i përshtatshëm për drejtuesit”, shpjegoi Perez. Për shembull, një makinë Waymo mund të zbulojë një bllokim rrugësh dhe të ndalojë, por gjithsesi do të kontrollojë me ekipin përgjegjës të flotës për të verifikuar një informacion të tillë. Stafi i mbështetjes së drejtuesve të Waymos është gjithashtu atje për të siguruar që konsumatorët të kenë një udhëtim të sigurt. Drejtuesit mund të shtypin një buton në paneli drejtues të makinës ose të përdorin aplikacionin Waymo për t’u lidhur me ekipin mbështetës të drejtuesit, duke bërë pyetje rreth gjërave se si të lidhin muzikën e tyre ose të ndryshojnë destinacionin e tyre në mes të udhëtimit.

Kjo është e gjitha pjesë e përpjekjes së Waymo për të ofruar më shumë rreth makinave vetë drejtuese duke qënë edhe se konkurron kokë më kokë me lojtarë të tjerë në treg, si Lyft, Uber dhe disa prodhues të makinave si Ford dhe GM. Duke punuar me makinat autonome që nga viti 2009 dhe me 8 milionë kilometra të bëra në rrugët publike nën emrin e vet, Waymo është konsideruar të jetë përpara rivalëve në zhvillimin e teknologjisë autonome të automjeteve.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending