Aktuale
Washington përkrah ndërtimin e strukturave të drurit

Me një përzierje të legjislacionit të sapo miratuar dhe atij të ardhshëm, shteti i Washington-it po fillon të përkrahë ndërtimet masive të drurit.
Guvernatori i Shtetit të Washington-it Jay Inslee kohët e fundit nënshkroi legjislacionin për projektligjin shtetëror 5450, një ligj i ri që drejton këshillin e kodit të ndërtimit të shtetit për të “miratuar rregulla për përdorimin e produkteve të drurit në masë për ndërtime rezidenciale dhe komerciale.”
Ligji do të lejojë juridiksione shtetërore dhe lokale të fillojnë punimet në ndërtesa masive të drurit, hapi i parë drejt miratimit më të gjerë të teknologjisë së ndërtimit.
Ligji përfshin kërkesën që rregullat e miratuara për përdorimin e produkteve të drurit në masë nga këshilli i kodit të ndërtimit të shtetit “duhet të marrin në konsideratë standardet kombëtare dhe ndërkombëtare”, një aprovim për ndryshimet e ardhshme të Kodit Ndërkombëtar të Ndërtimit (IBC) që do të krijonte udhëzime të reja për strukturat masive të drurit që ngriten deri në 18 kate.
Legjislatura e Shtetit të Washington-it gjithashtu po punon drejt miratimit të Projektligjit të Shtetit 5379 (SB 5379), që do të kërkonte që të gjitha ndërtesat publike që ndërtohen në 12 kate apo më pak, të ndërtohen duke përdorur lëndë drusore.
Ky veprim është i natyrshëm për Washington-in, i cili ka një industri të lulëzuar të drurit. Sipas Departamentit të Tregtisë së Shtetit të Washington-it, industria e drurit sjell më shumë se 28 miliardë dollarë në shitje çdo vit në të gjithë shtetin dhe punëson mbi 105 mijë punëtorë që grumbullojnë më shumë se 5 miliardë dollarë paga.
Ligji i mundshëm do ta bënte shtetin e parë në vend që kërkon ndërtimin e ndwrtesave masive nga druri.
