Aktuale
Vushtrria vendos që Parkun e Biznesit ta ndërtojë në këtë fshat

Përfaqësues të bizneseve vushtrriase por edhe përfaqësues të fshatrave Lumadh, Stanofc i epërm dhe Stanofc i poshtëm, janë pajtuar për ndërtimin e Parkut të biznesit në fshatin Lumadh të Vushtrrisë, në debatin publik që sot ka organizuar Komuna e Vushtrrisë lidhur me këtë çështje.
Në prezantimin e këtij projekti në debatin ky kryesisht kanë marrë pjesë përfaqësues të bizneseve, por edhe fshatrave përreth zonës ku do të ndërtohet Parku i bizneset, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka folur për investimet që do të bëhen aty.
“Në Parkun e biznesit në Lumadh që përfshinë një hapësirë prej 14 hektarëve synojmë që të punësohen 1000 persona”, ka thënë Tahiri.
Ai ka bërë të ditur se tashmë nga buxheti i shtetit janë siguruar 1 milion e 200 mijë Euro për investime në periudhë 3 vjeçare në Parkun e biznesit.
Punësimin e njerëzve e bëjnë bizneset, e komuna është këtu që tu krijoj kushte sa më të mira bizneseve për rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese e shërbyese, ka thënë ai.
Pajtimin për ndërtimin e këtij parku e kanë dhenë edhe Ymer Haradinaj, kryetar i Këshillit të fshatit Stanofc i epërm dhe Rrahim Ajeti, kryetar i Këshillit të fshatit Stanofc i poshtëm, por kanë theksuar se banorët atyre 3 fshatrave duan që përparësi punësimi në Parkun që do të ndërtohet në zonën e tyre tu ipet pikërisht banorëve të asaj zone.
Përveç pajtimit pjesëmarrësit në këtë debat publik, e kryesisht bizneset janë interesuar edhe për kriteret e përzgjedhjet së kompanive që do të vendosen në këtë park biznesi, pastaj sa do të jetë taksa e shfrytëzimit të hapësirës e pyetje tjera. Por për këtë çështje drejtuesit e komunës kanë thënë se kriteret o të jenë publike dhe se për këtë do të vendos Kuvendi i Komunës.
