Aktuale
Vushtrria shpenzon afër 100 mijë euro për renovimin e tetë shkollave
Shkollat fillore dhe të mesme në Vushtrri do të renovohen. Tenderi është dhënë e vetëm po pritet të nënshkruhet për të filluar punimet. Për këto projekte janë ndarë rreth 100 mijë euro, shkruan Ndërtimi.info.
Komuna e Vushtrrisë, në krye me Xhafer Tahirin ka shpallur tender në vlerë prej 43 mijë e 501 euro për renovimin e shkollës fillore “Nazmi Zhegrova”, në fshatin Stanoc i Poshtëm dhe 48 mijë e 630 euro për renovimin e shtatë shkollave të tjera në këtë komunë.
Më saktësisht kompanitë fituese të tenderin do të ndërrojë dyer e dritaret në këto shkolla, do të largojë materialin dhe mbeturinat, rrënojë dyshemenë, lyej muret, si dhe do të bëjë ndërrimin e kulmeve përfshirë tjegullat, ulluqet, qermikat e nyjet standarde.
Së paku kështu thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës që ka publikuar vet komuna, në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, numri i kompanive që kanë qenë të interesuara për këtë tender po del të ketë qenë kogja i lartë. Gjithsej 28 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për të bërë renovimin e këtyre shkollave.
Renovimin e shkollës “Nazmi Zhegrova” do ta bëjë kompania ” TOSI – V ” SH.P.K, ndërsa të shtatë shkollave tjera N.N.P.”NDERTIMTARI-MAXHUNAJ”.
Kontratat janë dhënë më 24 korrik 2018, ndërsa pplanfikohen të nënshkruhen më 31 korrik të po këtij viti. /Ndërtimi.info





