Aktuale
Vonesa në ndërtimin e rrugës në Kukë

Banorët e fshatit Kukë të Dragashit, në këtë komunë po ankohen se një rrugë nuk u rregullua, edhe pse pati premtime nga ana e institucioneve lokale.
Atje ishte investuar në ujësjellës dhe kanalizim, për çka edhe i larguan kubëzat. Që po të njëjtat kubëza ishin paraparë të shtrohen në rrugën e Bjeshkës.
“Këto kubëza vitin e kaluar janë larguar prej rrugës kryesore për me u shtru në rrugën e Bjeshkës. Kërkojmë nga komuna që këto kubëza të vihen në vendin e duhur, ashtu siç ka qenë e paraparë me tender”, tha banori.
Për banorët rruga një kilometër e pa rregulluar është shumë e rëndësishme.
“Ky është një interes shumë i veçantë për bashkëfshatarët sepse kanë të mbjellura, kullosa”, shtoi banori.
Fshatarët pohojnë se në maj të vitit 2006 i dhanë 16 mijë euro si participim në investimin e komunës për ta shtruar rrugën . E ka rreth një vit që kubëzat qëndrojnë në këtë gjendje. Bile kanë filluar edhe të mungojnë. Por lënia e kësaj gjendje për sa kohë po del të jetë neglizhencë e komunës.
Ata po arsyetohen me punët e shumta që i kanë kryer në këtë periudhë.
“Shkaku i motit, shkaku i gurbetqarëve, shkaku i aktiviteteve tjera të punës. Neve si komunë nuk e kemi ftuar kompaninë që t’i vazhdoj ato punime. Mas vonti pasnesër fillojnë punët dhe brenda 3 apo katër dite ato përfundojnë”, tregoi zyrtari i komunës.
Hasani bërë të ditur se projekti i vitit të kaluar është përfunduar 80 përqind dhe se brenda kësaj jave pjesa e mbetur do të rregullohet me kubëzat e betonit.
