Connect with us

Featured

Vokshi:Ndërtesat e vjetra të ndërtuara në Kosovë më të sigurta se ato të sotmet

Published

on

Në Kosovën e pasluftës, ndërtimet morën vrullin, e sidomos ato në kryeqytet. Madje jo ndërtime dosido por ndërtesat goxha të larta, e në vende të pasigurta.

Nëse para 99-ës në shumë lagje të Prishtinës nuk u ndërtua, vetëm se në ato zona rrezikoheshin mbi ndërtimet, një gjë e tillë nuk u mor parasysh pas viti 1999-të kur edhe përfundoi lufta.

Zona më e rrezikuar për këto ndërtime ishte Lagja “Dragodan” e cila tani është e mbi ndërtuar nga ndërtesat shumë katëshe.

Edhe përkundër se ndërtesat thuhen të jenë moderne, megjithatë ato nuk janë të sigurta.

Nëse marrim ndërtesat që u bënë para luftës dhe ato moderne pas luftë, po del që ndërtesat e para luftës të jenë më shumë të sigurta se këto tani.

Një gjë të tillë po e thotë, Ylber Vokshi i cili është një nga arkitektët pionerë të shkolluar të Kosovës që përfunduan studimet në vitet e ’70-ta. Ai ka punuar për një kohë të gjatë në Gjakovë, teksa spikatet në mbikëqyrjen e një prej objekteve më emblematike të Gjakovës, “Hotel Pashtrikut”.

Vokshi në një intervistë për Ndërtimi.info tha se mundësia e vetme e trajtimi të problematikës hapësinore e urbane është që të shkohet sipas Ligjit.

Mundësia e vetme është trajtimi i problematikës hapësinore dhe urbane sipas Ligjit i cili është keqpërdorur në disa pika. Udhëzimi Administrativ për Harta Zonale të nivelit komunal është bërë në fund vitit 2015 kurse nivelit qendror është bërë një vit pas, e që nuk ka logjik profesionale. Së pari duhet me ardh niveli qendror dhe në bazë të asaj duhet me ardh niveli më i ulët. Shpresa ekziston, është e kushtueshme, e dhimbshme pasi që duhet me pas revidimet e projekteve, duhet me pas rehabilitim profesional të zonave të qytetit ose të komunave. Ato marrin kohë, kërkojnë mjete bukur të mira materiale por të shohim se a janë në gjendje kjo shoqëri me punu në këtë drejtim”, tha Vokshi.

Se a do të duhet ekzaminimi a po përforcimi i ndërtesave të vjetra, Vokshi thotë se këto ndërtesa janë më të sigurta se sa ndërtesat e ndërtuara pa kontroll nga paslufta.

“Ju garantoj që nuk ka me pas probleme të sigurisë në objekte e vjetra. Më shumë ka me pas probleme të sigurisë në objektet e pasluftës pa kontroll. Ne kemi lagje të tëra. Kemi Dragodanin që është ndërtu me ndërtime të larta pa ekzaminime tereni. E dimë shumë mirë që para luftës pjesa jugore e Dragodanit nuk është ndërtuar sepse ka pas pasiguri tereni. Pas luftës pa kurrfarë analiza u zgjuan dhe e ndërtuan Dragodanin me shumë katëshe të larta. Tek pasi është ndërtuan 70 për qind e objekteve erdh një institut të bëjë hulumtimet gjeomekanike. Ishte një institut nga Zagrebi i cili ka dhënë rekomandimet profesionale se si duhet me u trajtu cdo drejtim sipas hulumtimeve gjemomekanike. E 70 për qind e objekteve janë ndërtu”, ka theksuar Vokshi.

Ndërsa mesazhi që dha Vokshi është ai se gjatë ndërtimeve, ndërtuesit t’iu përmbahen rregullave të shoqërisë së civilizuar.

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending