Aktuale
Vokshi: Ndërtimi i Teatrit të Tiranës nuk ka lindur si një teatër

Kryetari i Shoqatës së Arktiketvë të Shqipërisë Armand Vokshi, në Konferencën për Ndërtim që po mabahet sot në Kosovë ka folur për “Traditën dhe Modernitetin”, raporton Ndërtimi.info
Pas prezantimit Vokshi u pyet edhe për Tetarin Kombëtar në Tiranë i cili qe debat kohët e fundit. E për këtë ai tha se ata si shoqatë kanë dalur pro ndërtimit të një teatri të ri, por një konkursi ndërkombëtar por që para së gjithash duhet diskutim për këtë.
Për problemin e ndërtimit të tetarit po flasin vetëm aktorët dhe arkitektët.
Megjtihatë ai tha se të gjithë e dinë që teatri nuk ka lindur si një teatër, por që ka shton se ekzistojnë mënyrë ë ndryshme të cilat do ta adaptonin atë.
“Kjo është një patate e nxehtë nuk dimë në dorën e kujt me lëshu. Ne si shoqatë kemi dal me një vendim unanim që ishte pro një Tteatri të ri, pro një konkursi të ri. Por përpara kësaj duhet të bëhen diskutime, a duhet ku duhet teatri dhe nuk duhet të flitet vetëm nga aktorët dhe arkitektët, se në këtë kohë vetëm aktorët që arkitketët që po flasin. Janë gjëra që do t’i vuajmë më pas. Se nëse shohim produktin e vendit është produkti i shembjes dhe i zëvendësimit e në vend që të ishte lidhja mes të vjetrës dhe të resë. Them që objekti i tetarit nuk ka lind si një teatër, por në fakt ka mënyra të ndryshme se si mund të adaptohen gjera dhe brenda saj të ketë një teatër mbrapa saj duke ruajtur pjesët.”, tha Vokshi.
