Aktuale
Vjen reagimi i parë kundër sheshit “Adem Jashari”

Komiteti Ndërkombëtar i Dokumentimit dhe Konservimit të Objekteve, Sajteve dhe Lagjeve të Lëvizjes së Modernizmit, me anë të një letre dërguar kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti shpreh shqetësimin për siç thuhet “rrezikun që i kanosët monumentit të ‘Bashkim Vllaznimit’ në Prishtinë”.
Para disa ditësh komuna e Prishtinës filloi punimet në rimodelimin e ish sheshit të ‘Bashkim Vllaznimit’ në qendër të qytetit, ku gjendet edhe monumenti në fjalë. Ky monument i ndërtuar në vitet e 50-ta është pjesë e memories kolektive të qytetit dhe për shumë dekada me radhë ka shërbyer si shenjë identifikuese e qytetit”, thuhet në letrën e Docomomo International, Docomomo Kosova.
Sipas kësaj organizate, vizualizimet e prezantuara për publikun e gjerë nga Komuna e Prishtinës, shihet se monumentit do t’ i largohen statujat e bronzit si dhe pjesa qendrore në të cilën pushon ky monument, pjesë këto integrale të monumentit, trasnmeton kp.
Kjo letër që i është adresuar kryetarit të Prishtinës, si dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë si
Ministria e Kulturës, Qendra Regjionale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, fton të gjithë individët dhe institucionet relevant që mund parandalojnë shkatërrimin e këtij monumenti me vlera të larta moderniste.
“Së bashku me Docomomo International, Docomomo Kosova fton të gjitha institucionet relevante, në veçanti Komunën e Prishtinës dhe kryetarin e saj, që ta marr këtë çështje me seriozitetin më të lartë dhe ta parandalojë shkatërrimin në pa kthim të këtij monumenti”, thuhet në letër.
