Arkitekturë
Vizatimet mbresëlënëse të arkitektëve më të njohur të botës [foto]

Kryeveprat e arkitektëve më të njohur të botës janë sjellë shumë më afër njëra-tjetrës. Kjo falë librit më të ri të quajtur “Drawing Architecture”, nga ish korrespodentja amerikane Helen Thomas.
Ky libër është një koleksion i më shumë se 240 verpash, prej Mikelanxhelos e deri tek Zaha Hadid.
“Vizatimet e lustruara, të krijuara për të joshur klientët, ose për botim, ulen së bashku me diagramet udhëzuese dhe skicat e improvizuara që komunikojnë ndjenja intensive”, shkruan autorja e librit në hyrje.
Shumëllojshmëria e shembujve të mbledhur në këtë libër tregon se përkufizimi i një vizatimi arkitektonik përfshin qasje shumë të ndryshme.
Më poshtë mund t’i shihni nëntë prej vizatimeve të përzgjedhura nga revista e arkitekturës “Architectural Designs”, përfshirë projektet ikonike të Franklin Lloyd Wright’s dhe Ludwig Mies van der Rohe./Ndërtimi.info/

Frank Gehry përdori softuer kompjuterik për të nxjerrë këtë imazh të Muzeut Guggenheim, Bilbao. Gehry ishte një adoptues i hershëm i teknologjisë kompjuterike; kjo u krijua në vitin 1992.

Zaha Hadid përdorte laps dhe ngjyra për të krijuar këtë vizatim të vitit 1982 të “The Peak Leisure Club”, një klub privat në Hong Kong. Megjithatë, projekti nuk u ndërtua, sepse ishte e pamundur të bëhej pa teknologji të projektimit kompjuterik që ende nuk ekzistonte.

Në 1560, Michelangelo Buonarroti hartoi këtë hulumtim për Porta Pia

Plani i vitit 1923 i Ludwig Mies van der Rohe për një shtëpi vend me tulla duket si një vepër abstrakte e artit në stilin e Piet Mondrian.

Renzo Piano dhe Richard Rogers përdorën laps për të nxjerrë këtë imazh të1971 të Qendrës Pompidou

Vladimir Tatlin projektoi këtë objekt, por struktura nuk u ndërtua kurrë.

Projekti i arkitekturës Monumentale të Ettore Sottsass 1976, ishte pjesë e një ekspozite mbi arkitekturën radikale në Bolonjë të Italisë.

Renzo Piano krijoi këtë skicë energjike të Shardit të Londrës në vitin 2004.

Chamberlin, Powell dhe Bonvizatuan këtë seksion të detajuar të Qendrës Barbican të Londrës në vitin 1970.
