Aktuale
Vitia për tri vjet bëhet me palestër sportive
Komuna e Vitisë ka vënë gurthemelin për ndërtimin e Palestrës Sportive, objekt ky që për një kohë të gjatë i ka munguar kësaj komune dhe ka qenë mjaft i nevojshëm për zhvillimin e sportit.
Me datën 26 korrik 2017 filluan punimet për ndërtimin e Palestrës Sportive në Viti. Kjo palestër do të ndërtohet në fshatin Drobesh të Vitisë, në rrugën Viti-Gërlicë. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka projekti kap vlerën e 1.168,000 €.
Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur se mungesa e një palestre sportive në Viti ka qenë pengesë për zhvillimin e sportit për klubet e vendit, ku sipas tij mungesa e aktiviteteve shpesh i ka detyruar që garat të zhvillohen në komunat fqinje.
Sportistët e Vitisë, sipas Halitit, e kanë merituar një palestër të tillë dhe kjo më së miri është dëshmuar nga rezultatet e tyre.
Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka folur Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit. Ai ka potencuar se projekti i palestrës përmbush të gjitha standardet e nevojshme dhe ka theksuar rendësin që ka ky projekt në ofrimin e kushteve dhe mundësive për klubet e Vitis në zhvillimin e garave sportive.
Ky projekt do të zgjas rreth tre vjet ku punimet do t’i kryej konsorciumi “Euro Abi”&” AL Trade “ (EA). Deri në përfundimin e kësaj palestre sportistët e Vitisë do të vazhdojnë të përballen me mungesë të hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
You must be logged in to post a comment Login