Connect with us

Aktuale

‘Viti i Trepçës’ që nuk solli rimëkëmbjen e kombinatit

Published

on

Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2018, si vit të kompleksit metalurgjik “Trepça”. Por ende nuk ka arritur të kompletojë Bordin Mbikëqyrës, i cili nevojitet për funksionalizimin dhe ringjalljen e këtij kompleksi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar një angazhim të shtuar dhe përkushtim më të madh, në mënyrë që “Trepça” të ringjallet dhe të riaktivizohen resurset e saj, duke e kthyer atë në misionin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Për këtë qëllim edhe është miratuar Ligji për Trepçën, por zbatimi i tij ka mbetur peng për shkak të mungesës së kompletimit dhe funksionimit të Bordit për këtë kombinat.

Në muajin e kaluar, ekzekutivi ka emëruar gjashtë nga nëntë anëtarë të Bordit, kurse ende nuk janë zgjedhur tre anëtarët e nga komuniteti serb, ashtu siç parashihet me ligj.

Anëtarët e Bordit, thonë se pjesëtarët e komunitetit serb në pjesën veriore janë të gatshëm që t’i pranojnë këto pozita, por që Beogradi po e pengon emërimin e tyre.

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së “Trepçës”, njëherësh anëtar i Bordit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Beogradi është ai që po e mban të bllokuar funksionalizimin e Bordit, duke u bërë trysni serbëve që të mos bëhen pjesë e tij.

“Besoj se pjesa e qytetarëve në pjesën veriore janë të interesuar të jenë pjesë e Bordit, pasi ata jetojnë në Kosovë. Por, këtu po ndikon politika, konkretisht Beogradi zyrtar”.

“Unë kam pasur takime me kryetarin e sindikatës së punëtorëve në pjesën veriore. Ata janë të interesuar, por është vështirë për shkak të ndërhyrjes së politikës”, thotë Sadiku.

I njohur si gjiganti metalurgjik, “Trepça” është i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe në jug me minatorë shqiptarë, që punojnë nën menaxhmentin e autoriteteve të Kosovës. I ndodhur në një gjendje të tillë, ëshë pas 19 vjetësh që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Ky kombinat nuk arriti të rimëkëmbet.


Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës”, sipas ligjit, i cili është miratuar në vitin 2016, ishte dashur të themelohej brenda gjashtë muajve nga miratimi tij në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të këtij ligji, pronësia e kompleksit bartet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind do jenë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Ligji i hartuar nga Qeveria e Kosovës për kombinatin “Trepça”, i miratuar më pas nga Kuvendi, pati nxitur reagimin e Beogradi zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsideroj si pjesë të ekonomisë së saj, ngjashëm siç e sheh edhe Kosovën si pjesë integrale të Serbisë në kuadër të preambulës së Kushtetutës.

Sadiku thotë se moskompletimi i Bordit paraqet problem në marrjen e vendimeve për minierat që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, në të cilat autoritetet zyrtare ende nuk kanë qasje.

“Gjashtë anëtarët aktualë të Bordit mund të marrin vendime, pasi është shumica, por problem është pjesa veriore, pasi në miniera në atë pjesë nuk kemi qasje. Ky është problemi më i madh”, shprehet Sadiku.


Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se gjatë këtij muaji, pritet që të emërohen edhe tre anëtar të bordit nga komuniteti serb.

“Çështja është në zyrën e kryeministrit dhe është në proces. Shpresojmë se kjo çështje do të tejkalohet brenda këtij muaji. Kështu janë edhe premtimet dhe procedurat që po zhvillohen kur është në pyetje përfaqësimi i tre anëtareve të bordit, që vijnë nga minoriteti serb”, theksoi Rexhepi.

Kombinati “Trepça” llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.

“Trepça” sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Kurse, 17 objekte afariste gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, 11 asete të këtij gjiganti gjenden në Serbi, 3 në Bosnje e Hercegovinë dhe 3 në Kroaci.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending