Arkitekturë
Vila Franceze e cila mund të jetë e juaja për vetëm një euro

Një vilë gjigante me kopësht të madh ka dalë në ankand me oferta duke filluar nga një euro. Vila e quajtur Chateau Blancafort u ndërtua në luginën e Loire në vitin 1453.
Ajo ka 22,000 metra katror akomodim pra rreth 25 herë më e madhe se një shtëpi tipike angleze dhe përmban një bibliotekë, bodrum të verës, një tipar i përshtatshëm për një shtëpi vetëm 30 minuta nga vreshtat franceze të famshme të Sancerre në Francë.
Kalaja me gjashtë dhoma gjumi ka qenë shtëpia e një konti dhe konteshe për 30 vitet e fundit. Por ata kanë vendosur ta shesin.
Ajo kishte qenë më parë e listuar për 4.95 milion euro por mund teorikisht të shitet për një euro me 19 tetor.
Brenda 42 hektarëve të kopshtit janë një shtëpi kujdestare, sallë, dyqan dhe shtëpi për mysafir me gjashtë dhoma gjumi.
Kopshte i përket planeve historike që datojnë nga periudha e Rilindjes dhe parku përreth ofron pamje piktoreske.
William McIntosh, menaxher i shitjeve të projektit në Concierge Auctions, tha: “Pavarësisht dimensioneve madhështore, Chateau de Blancafort ndihet shumë e butë.”
Kështjella është mirëmbajtur me kujdes nga pronarët e tanishëm dhe është e gatshme për dikë tjetër të hyjë në të, gjë që është e rrallë për një pronë që daton për shumë se 600 vjet.
Charlie Smith, këshilltare evropiane për ankande, shtoi: “Jemi të kënaqur kur shohim një kështjellë të tillë të rëndësishme që vjen në treg në këtë rajon portretizues të Francës, që ka një pasim mbarëbotëror.
‘Chateau de Blancafort i përket arkitekturës të kështjellave klasike franceze dhe i ofron blerësit një shtëpi që është e madhe dhe e menaxhueshme. Ne presim të shohim interes nga e gjithë bota. ‘
