Connect with us

Aktuale

“Vila e Enverit” hapet në 19 gusht : Cine Tarkovsky sjell fituesin e Palme d’Or 2019 në Tiranë

Published

on

Kush di se vila e diktatorit Enver Hoxha kishte pishinë e kinema personale apo se qyteti i Shkupit u projektua nga urbanistë grekë e japonezë?

Një kinema nomade, Cine Tarkovsky, evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitekturave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun, për një natë.

IMG-3065
Vila e ish-Diktatorit ©Iphi Ghenie

Stacioni i parë është Tirana, si një kryqëzim e si një qytet në një transformim intensiv. Brenda vilës së diktatorit Enver Hoxha, një vilë hermetike për mbi 60 vite, do të shfaqet filmi i vlerësuar me Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë për vitin 2019, Vasilis Kekatos, “Distanca mes nesh dhe qiellit”. I ftuari i parë i Cine Tarkovsky, Kekatos, do të shfaqë në 19 gusht filmat e tij të fundit e do të bisedojë me publikun dhe kineastët e rinj për rrugëtimin e tij artistik.

“Duket surreale që Fituesi i Kanës të na vizitojë vetëm 3 muaj pas fitores. Por ai do të vijë. Ngjan e pabesueshme që një vilë e izoluar ku Enver Hoxha jetoi e vdiq do kthehet në kinema. Por do të ndodhë.”

8
Cine Tarkovsky është sipërmarrja e dy të rinjve, kineastit greko-shqiptar Neritan Zinxhiria, dhe arkitektes Iphi Ghenie, e rritur në Tiranë. ©Jori Vero

“U rrita në Tiranë, një qytet kolazh; Tirana është një dikotomi objektesh dhe  monumentesh. Ndërtesash që kthehen në monumente, e monumentesh që sillen si objekte. Për pasojë, vendi i individit në këtë mjedis shndërrohet nga dëshmitar në pjesëmarrës.”- thotë Iphi Ghenie, e cila ka kontribuar si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë dhe vazhdon studimet e saj në ETH Zürich. Prej disa vitesh ajo ka bashkëthemeluar blogun e parë të arkitekturës në Shqipëri, arkitektëza.”Tirana është e vogël. Në një rreze prej pesë kilometrash nga qendra shtrihet gjithë qyteti, duke përfshirë periferinë e tij. Çdo ndodhi e rëndësishme e këtij qyteti manifestohet në arkitekturën dhe mjedisin e vet të ndërtuar. Lagjet e vjetra otomane, pjesë nga pazaret dhe xhamitë qëndrojnë akoma në qendrën e saj, përkundër arkitekturës italiane të fillimshekullit të kaluar, afër arkitekturës së ngurtë komuniste, ngjitur me  kulla të reja në ndërtim. Shtrydhja e këtij numri ngjarjesh hapësinore në një hapësirë kaq të vogël i japin Tiranës një ndjesi të veçantë. Është lindje aq sa është perëndim. Xhami, kisha, e kulla qendrash biznesi e hotelesh shpojnë vijën e horizontit të qytetit. Dominimi i gjithçkaje, pa një hierarki të veçantë, e bën Tiranën të ngjajë si një eksperimet i vazhdueshëm urban.”

Iphi
“Tirana është një dikotomi objektesh dhe monumentesh. Ndërtesash që kthehen në monumente, e monumentesh që sillen si objekte.” ©Jori Vero

Ideja e lindjes së Cine Tarkovsky-t lindi nga pyetja : “Pse askush s’e merr seriozisht Ballkanin? Të dy u përpoqëm të gjenim një mënyrë për të nxjerrë Ballkanin nga limitet e një harte gjeografike, për të krijuar një hapësirë të përbashkët të diskutimit të hapur dhe komunikimit. Me naivitet romantik, të përcaktojmë më mirë çfarë është gjeografia njerëzore dhe sesi peizazhi urban i Ballkanit mund të marrë një identitet të ri, më afër e më përfaqësues tëshpresave dhe ëndrrave të njerëzve që e banojnë “- sipas Neritanit, i cili zgjedh të xhirojë filmat e tij në vende të ndryshme të Europës e Ballkanit. Filmi i tij i fundit “Një Vend Për Dy” u zgjodh nga New Museum dhe Fondacioni DESTE për ekspozitën “The Same River Twice” në Muzeun Benaki, Athinë.

“Shqipëria vazhdon të japë ndjesinë e një faze tranzitore, por tani i duhet të përballet me të gjithë problemet bashkëkohore me të cilat përballet kontinenti. Në sytë e mi mbetet një vend i kthjellët, që është përpjekur për shumë, ka arritur shumë e ka akoma më shumë për të arritur. Dyzet vjet izolim, shuplaka e rënies, problemet e betejat e brendshme, formuan një ndërgjegje kolektive tejet joshëse – të paktën në sytë e mi. Struktura sociale e vendit, ndikuar fuqishëm nga shumë probleme të së kaluarës, ka gjetur një formë ekuilibri dhe mbijetese përkundër kushteve politike. Një fenomen ky që vlen të përmendet.” Neritani po përfundon filmin e tij të katërt me metrazh të shkurtër e ndodhet në fazën e produksionit të filmit të tij të parë me metrazh të gjatë.

Si synim kryesor të misionit të parë të Cine Tarkovsky, ata thonë se: “Duhet investuar ëndërrimi. Duket surreale që Fituesi i Kanës të na vizitojë vetëm 3 muaj pas fitores. Por ai do të vijë. Ngjan e pabesueshme që një vilë e izoluar ku Enver Hoxha jetoi e vdiq do kthehet në kinema. Por do të ndodhë. Këto ngjarje janë jashtë linjës së zakontë të ngjarjeve të Shqipërisë. Ështe një vend i ngrohtë ky, por njerëzit janë të varfër e të lodhur nga tranzicioni, krijuesit e rinj nuk kanë mjete financimi të qëndrueshme, e ndoshta, duke prezantuar historinë e Vasilit që me zero para fitoi Palmën e Artë në Kanë, do të shërbejmë si një strehë për ata që ëndërrojnë. Kjo nuk është utopi. Ne na duhet ëndërimi.”

Vassilis_Kekatos_Palmedor_cannes
Vasilis Kekatos i vlerësuar me Palme d’Or në Cannes Film Festival 2019 ©Mirko Nahjimas

“Duhet theksuar se sivjet Shqipëria pati nominimin e saj të parë në Kanë me filmin me metrazh të shkurtër “The Van” nga Erenik Beqiri.”- përmend Neritani. “Vendet që jetuan nën peshën e izolimit nuk patën shansin të dëshmonin sesi artet po evolonin në shkallë botërore. Për pasojë, produksionet kryesisht në tematika pro-regjimit sollën që produsionet e post-komunizmit të fokusoheshin tek realiteti i jetës gjatë regjimit. Për fat, në dekadën e fundit ka kineastë që po e evolojnë gjuhën filmike, jo vetëm në shkallë lokale, por dhe ndërkombëtare.”

Gjatë periudhës së komunizmit, e gjithë zona rreth vilës së Hoxhës ishte një qytet brenda qytetit. E izoluar nga pjesa tjetër e Tiranës, njohur si Blloku, ky Kremlin i vogël strehonte elitën politike dhe familjet e tyre. Sot Blloku është një nga zonat më të zhurmshme të kryeqytetit. Bare, pub-e dhe qendra biznesi i kanë dhënë një karakter larg të dikurshmit. Megjithëkëtë, e konservuar në kohë dhe hapësirë, vila e ish-diktatorit qëndron e paprekur.

“Nuk është e thjeshtë që të preket e të përdoret vila e një ish Diktatori e për këtë duhet një kujdes i veçantë në secilën ndërhyrje. Kjo vilë është hapur vetem tri herë për publikun, por vetëm në 19 gusht 2019 ajo do të jetë një kinema.”

150 të parët që do rezervojnë vendin e tyre në shfaqje do të hyjnë në vilë falas, prej të njëjtës derë që diktatori hynte, në 19 gusht. Ata do të ulen në hollin kryesor, do të shohin tri filma të shkurtër nga Vasilis Kekatos, duke përfshirë filmin fitues në Kanë. Më pas, Neritani dhe Vasili do të diskutojnë shkurtimisht mbi filmin e procesin e krijimit. Të gjithë pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në diskutim, duke pyetur, duke u takuar e socializuar. Ndalesa e ardhshme e Cine Tarkovsky-t do të jetë Shkupi. Zemra e një vendi kontrastesh, bukurie brutale e kitchi, do të strehojë një tjetër film e kineast të rëndësishëm në nivel botëror, në verën e 2020-ës./ arkitekteza.com/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending