Aktuale
Vila Bashtova e Kavajës dhe kështjella e rrallë në Shqipëri
Vila Bashtovë të Kavajës është vetëm dhjetë kilometra larg autostradës Durrës-Rrogozhinë, e që ne sjell “100 fshatrat turistike të Shqipërisë”.
Një fshat që konsiderohet i vetmi në Ballkan, për natyren dhe kështjellën e rrallë që gjendet aty. Por sa jemi në dijeni për këtë fshat mahnitës në bukuritë dhe diversitetin që ofron?
Po për fortesën-epiqendër turistike kaq tërheqëse për t’u vizituar dhe lënë në harresë? Po në fshat çfarë ndodh a ka me banorë?
Njihuni me këtë një tjetër stacion te zhvillimit! Motori i turizmit është gjithmonë përpara duke na ndihmuar në zbulimin e këtyre minierave te bukurisë në Fshatrat e Shqipërisë.
Vilë Bashtova e Kavajës, 10 km nga autostrada kryesore Durrës-Rrogozhinë, edhe pse fshat i vogël, mund të konsiderohej një zone turistike, nëse do i ishte kushtuar vëmendja e duhur.
Kalaja e Bashtovës, e vetmja në Ballkan e ndërtuar në fushë, është monument i trashëgimisë kulturore, nën mbrojtjen e shtetit shqiptar. Sot gjendet e rrethuar nga barishtet, Kalaja e Bashtovës e cila është shpallur edhe monument natyre, nuk ka kujdesin e merituar. Rëndësia e saj mbetet vetëm në histori”.
Megjithatë ka turistë kuriozë, si Toni, që ja doli të gjente rrugën, për të parë ‘Kalanë e vetmuar’.
“E zbulova këtë kështjellë në internet, në faqen e UNESCO-s. E kishim të vështirë ardhjen deri këtu, pasi nuk kishte asnjë shenjë treguese. Do të ishte mirë, nëse do të kishte një ciceron ose ndonjë informacion për ta lexuar. Në çdo kala, apo vend historik që kemi vizituar nëpër botë duhet të paguanim për të hyrë. Në këtë kala jo, e çuditshme”, shprehet Tonny Francois, turist belg.
Rreth 500 metra larg Kalasë shtrihet vija bregdetare e Vilë Boshtovës. Por për të mbërritur, u deshën më shumë se 20 min.
Një pjesë tjetër e lënë në harresë në fshatin Vilë-Bashtovë është edhe plazhi i kësaj zone, ku të gjitha mbetjet e lumit Shkumbin derdhen në det, deti i nxjerr ato jashtë, duke krijuar këtë katastrofë mjedisore.