Arkitekturë
“Vetëm pse një ndërtesë duket e shëmtuar, nuk e bënë atë ndërtesë të keqe”

Ndërtesat e tilla si “Clerkenwell Close”, nga Amin Taha me gjasë nuk i përkasin shijes së çdokujt, por ato sipas analistëve të arkitekturës meritojnë të vlerësohen më shumë se veç estetikisht.
Dy ndërtesa në Londër janë konsideruar të shëmtuara; e para është “Clerkenwell Close”, nga Taha, që paraqet një ndërtesë rezidenciale pesëkatëshe me “gurë të thyer”, në pjesën e përparme dhe e dyta është Passivhaus Chris Moore, një shtëpi me mure të ndritshme ngjyrë portokalli, tranmeton Ndëritmi.info.
Krimi kryesor i këtyre objekteve është se nuk janë në përputhje me ndërtesat përreth.
Këto projekte me struktura të pazakonta kanë pranuar një sërë kritikash, por sipas njohësve të arkitekturës, ato meritojnë të gjykohen më shumë se estetikisht.
Si rezultat i “shëmtisë estetike” ndërtesa e Amin Tahës tashmë është nën kërcënim të rrënimit, ndërkohë që tjetra, Moore po konsiderohet nga më të këqijat në Britani të Madhe.
Megjithëkëtë Tahra 15 “Clerkenwell Close” ka fituar tashmë një çmim RIBA National Award (një ndër çmimet arkitektonike më të fuqishme të Britanisë së Madhe) dhe u nominua nga Dezeen Awards, brenda një konkurrence të fortë të projekteve nga e gjithë bota.
Ndër kritikët më të zëshëm të objektit “Clerkenwell” është Ann Pembroke e cila tha se ishte “e tmerruar” nga ndërtesa pasi që “qëndron si një gisht i lënduar”.
Edhe kreu i komitetit të planifikimit në Këshillin e Islingtonit, në vitin 2017 i tha një gazeteje lokale se “ndërtesa është e tmerrshme”.
Kritikat nga njohës të arkitekturës po konsiderohen të pabazuara dhe projektet origjinale e të guximshme si këto, sipas tyre duhet të lexohen mes rreshtash e mbi të gjitha të përkrahen./Ndërtimi.info/
