Aktuale
Vetëm një tokë që e ka në pronësi, e bën Ministrin e Infrastrukturës milioner
Toka në pronësi të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, që është në vlerë të rreth të 1.5 milion eurosh, e bënë atë milioner, pa shtuar këtu edhe pasuritë e tjera që i posedon.
Por përveç kësaj proneje, Ministri Lekaj, ka edhe një shtëpi në vlerë të 280 mijë eurosh, si dhe dy vetura që bashkë kalojnë vlerën e 31 mijë eurosh.
Veturat e tipit BMW 525 F10 (2012) Mercedes (2009), nuk janë të vetmet në këtë famlije. Një veturë e llojit Audi A21 (2014), që kap vlerën e 9 mijë e 800 eurosh, e gëzon bashkëshortja e ministrit.
E para të gatshme në banka ministri nuk ka, por kanë fëmijët e tij, një shumë që kalon vlerën e 10 mijë eurove si dhe bashkëshortja e tij ka një shumë që kalon 3 mijë euro.
Por, e gjithë pasuria e tij nuk shkon vetëm në të mirë të familjes pasi që një pjesë të pasurisë së tij Lekaj është i obliguar edhe ta ndajë për bankën. Kjo për shkak të një kredie të marrë në vlerë të 75 mijë eurosh, të cilin ka sqaruar se për çfarë i është dashur.
“Kredinë e kam marrë për blerjen e një banese në Prishtinë me metër katrorë 87m2.Banesa gjendet tek Kalabria e Re, banesa e Fitores, të cilën jam duke e paguar me këste. Kredinë e kam marrë në vitin 2016 me kohëzgjatje prej 10 vitesh,vlera totale e së cilës është 75mijë euro”, shpjegon ai.
Ndërsa të hyrat vjetore të Ministrit Lekaj, janë rreth 22 mijë euro, nga paga e tij si ministër./Ndërtimi.info/







