Connect with us

Aktuale

Vetëm 4 gra të kryetarëve të komunave kanë pronë

Published

on

Një hulumtim i BIRN-it (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese) ka arritur në konstatimin se vetëm katër gra të kryetarëve të komunave të Kosovës kanë pronë në emrin e tyre.

Hulumtimi i cili është realizuar në dy muajt e fundit ka përfshirë 31 komuna të vendit dhe përmban të dhënat e marrura nga zyrat e kryetarëve të komunave.

Nga ky hulumtim ka rezultuar se nga 31 kryetarë të 31 Komunave në Republikën e Kosovës të kontaktuar nga BIRN, prej 16 nga të cilët kemi marrur përgjigje, vetëm 4 kryetarë kanë deklaruar se posedojnë pronë të pa luajtshme të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshortet.

Pra 25 përqind prej kryetarëve të cilët janë përgjigjur kanë thënë se e kanë pronën e regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorten.

Nga këta 31 kryetarë të Komunave të kontaktuar, prej 16 kryetarëve të cilët na kanë kthyer përgjigje, 6 prej tyre kanë deklaruar se nuk posedojnë asnjë pronë në emër të tyre.

Saktësisht 37.5 përqind e kryetarëve të cilët janë deklaruar kanë thënë se nuk posedojnë pronë në emër të tyre.

Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati momentalisht është i pa martuar.

 

 

 

              

Dy vite më parë Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale, i kishin propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës miratimin e një Udhëzimi Administrativ për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Hulumtimi ka përfshirë edhe drejtorët e drejtorive komunale, struktura politike të emëruar nga kryetarët e komunave.

Sipas hulumtimit nga 330 drejtorë të 31 Komunave në Republikën e Kosovës të cilët janë kontaktuar, prej 53 drejtorëve nga të cilët kemi pranuar përgjigje, vetëm dy drejtorë të drejtorive posedojnë pronë të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshortet.

Prej 330 drejtorëve, vetëm 16.06 përqind të cilët janë përgjigjur, nga ta vetëm 3.77 përqind kanë deklaruar se posedojnë pronë në emër të përbashkët me bashkëshorten.

Hulumtimi ka përfshirë përfshirjen e grave në qeverisje nga 26 komuna për të cilat janë pranuar informacione prej 275 drejtorive, 55 drejtori janë të udhëhequra nga gratë, apo rreth 20 përqind.

Në kuadër të këtij hulumtimi nga Komunat të cilat i janë përgjigjur pyetjes sonë ka rezultuar se vetëm 2 drejtorë të drejtorive nëpër Komunat e Kosovës kanë deklaruar se e kanë pronën të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshortet.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, Shukri Gashi, ka deklaruar se pasurinë e trashëguar nga prindërit e ka në emër të tij, ndërsa pasurinë e krijuar gjatë jetës bashkëshortore siç është rasti i një parcele toke, ka thënë se e ka të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorten.

“Pjesa ekzistuese e pasurisë së trashëguar nga prindërit është në emrin tim personal, mirëpo me datën 13.04.2018 kam blerë një pronë/parcelë nga fqinji im dhe se parcela e blerë është në emrin tim dhe në emër të bashkëshortes sime. Lirisht mund ta vërtetoni pranë DGJKP në Komunën e Mitrovicës”, ka thënë për KALLXO.com drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, Shukri Gashi.

Në Komunën e Gjilanit të gjithë drejtorët (burra) e drejtorive komunale kanë deklaruar se nuk kanë pronë të përbashkët me bashkëshortet. Arsyet, sipas tyre janë sepse e kanë pronën e trashëguar.

Të njëjtën e ka deklaruar edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, që nuk ka pronë të saj, për shkak se bashkëshorti e ka pronën e trashëguar.

Përveç drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit, Shpresa Hajdari, e cila ka deklaruar se dy shtëpitë që i posedojnë janë në pronësi të saj, ndërsa një banesë në emër të bashkëshortit dhe që sipas saj tashmë kanë bërë kërkesë në kadastër për ta bërë pronën të përbashkët.

Kurse Adem Duriqi, drejtor i Drejtorisë së Prokurimit në Komunën e Lipjanit ka qenë i vetmi nga të gjithë drejtorët e kësaj komune i cili ka deklaruar se të katër parcelat të cilat i posedon janë të regjistruara vetëm në emër të bashkëshortes.

“E gjithë prona është e regjistruar në emër të bashkëshortes”, ka thënë Duriqi.

Të gjithë drejtorët e tjerë të kësaj komune kanë deklaruar se nuk kanë pronë të regjistruar në emër të dy bashkëshortëve, ku si arsye kanë përmendur faktin se pronën të cilën e posedojnë e kanë të trashëguar, apo që nuk e kanë në emër të tyre, por të përbashkët me familjen e gjerë.

Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Shkëlzen Hajdini, ka deklaruar se ende nuk e ka ndarë pronën nga familja e gjerë, por që pas ndarjes së pasurisë ka premtuar që pronën do ta regjistrojë në emër të përbashkët me bashkëshorten.

“Nuk kam pronë të regjistruar në emër të dy bashkëshortëve. Mbas ndarjes së pronës  së përbashkët me familje të gjerë, pronën e cila do të më takoj mua mendoj ta regjistrojmë si pronë të përbashkët në mes të dy bashkëshortëve”, ka thënë Shkëlzen Hajdini, drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit.

Edhe drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Lipjanit, Shefqet Amërllahu ka deklaruar se jeton në bashkësi familjare dhe se ende nuk e kanë ndarë pasurinë me vëllezër dhe motra, ndërsa për një banesë për të cilën është duke e ndërtuar tha se planifikon që ta regjistroj në emër të përbashkët me bashkëshorten.

“Nuk ka të regjistruar bashkëpronësi në emër të dy bashkëshortëve. Arsyeja pse nuk ka pronë të përbashkët është se jetojmë në bashkësi familjare me pronë të përbashkët me vëllezër dhe motra ende nuk e kemi të definuar. Kurse banesën të cilën e kemi në ndërtim e sipër kemi menduar ta regjistrojmë si pronë të përbashkët”, ka thënë Shefqet Amërllahu.

E drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës,  Egzon  Jashari na ka ofruar dëshmi që vërtetojnë që nuk ka pronë të regjistruar në emër të tij.

“Dëshiroj t’ju konfirmoj që në emrin tim nuk kam të regjistruar pronë të pa luajtshme. Sa për korrektësi jetoj në bashkësi familjare (5 anëtarë: Babai, bashkëshortja, djali dhe vëllai), ku me ç’rast pasuria e paluajtshme është në posedim të babait. Normalisht, në të ardhmen me rastin e posedimit të pronës së paluajtshme qëllimin i padiskutueshëm dhe ligjor do të jetë regjistrimi i saj në emër të dy bashkëshortëve”, ka thënë Jashari.

Njëjtë ka deklaruar edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës, Faik Muqiqi, i cili ka thënë se nuk posedon pronë në emër të tij.

“Me qenë se jetojmë në bashkësi familjare, prona ende është e përbashkët dhe  nuk është e ndarë në mes vëllezërve, prandaj, nuk kam pronë në emër personal, as të përbashkët vetëm me grua”, ka thënë ai.

Edhe drejtorët e Komunës së Junikut kanë deklaruar se asnjë nga ta nuk kanë pronë në emër të përbashkët me bashkëshortet, kjo për faktin që pronën e kanë të trashëguar dhe se nuk kanë krijuar ndonjë pronë të re gjatë jetës së përbashkët bashkëshortore.

“Të gjashtë drejtorët e Drejtorive në Komunën e Junikut (Një drejtor është i pamartuar), gjatë jetës martesore nuk kanë përfituar asnjë pronë. Ne të gjithë jemi të obliguar të respektojmë ligjet e Kosovës dhe nëse nuk kemi pronë të regjistruar në emër të dy bashkëshortëve nuk do të thotë që kemi shkelur këtë U.A.”, thuhet në përgjigjen e pranuar nga Komuna e Junikut.

Qeveria e ka miratuar këtë iniciativë duke e parë si faktor të rëndësishëm inkurajimin e çifteve të reja që nga fillimi i krijimit të pronës ta gëzojnë të drejtën e regjistrimit të asaj prone në emër të dy bashkëshortëve, e drejtë që është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet në fuqi.

Ky Udhëzim Administrativ NR.03/2016, për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve i liron nga pagesa çiftet bashkëshortore që i regjistrojnë pronat për herë të parë.

Pronë e përbashkët e bashkëshortëve – nënkupton pasuria e krijuar gjatë jetës në martesë e cila regjistrohet si pronë e përbashkët, administrohet bashkërisht dhe nuk mund të tjetërsohet pa pëlqimin e të dy bashkëshortëve.

Në bazë të këtij Udhëzimi Administrativ, autoritetet publike janë të obliguara që të zbatojnë masa të veçanta të përkohshme me qëllim të rritjes së numrit të grave të regjistruara si pronare të përbashkëta si dhe me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike midis burrave dhe grave në të drejtën pronësore.

Në përkrahje të kësaj iniciative, gjatë garës për zgjedhjet lokale në emisionin “Jeta në Kosovë” në debatin televiziv “Debatet Zgjedhore 2017”, udhëheqësja e emisionit, Jeta Xharra përgjatë këtyre debateve secilit kandidat për kryetarë të komunave të Kosovës ua ka parashtruar pyetjen se “a e kanë ata pronën në emër të përbashkët me bashkëshortët e tyre dhe nëse nuk e kanë kur do ta bëjnë këtë?”.

Në atë kohë analiza e të dhënave të mbledhura gjatë këtyre 30 debateve zgjedhore nga përgjigjet e kandidatëve për kryetarë të komunave kishte rezultuar se 32 prej kandidatëve pasurinë nuk e kanë në emër të tyre, pasi që është e bashkësisë familjare, 16 prej kandidatëve ishin përgjigjur se e kanë të regjistruar pasurinë si të përbashkët ose kanë pasuri edhe në emër të bashkëshortes.

Dy prej tyre kishin deklaruar se nuk kanë pasuri të tyren dhe rrjedhimisht nuk mund ta regjistrojnë si të përbashkët dhe dy të tjerë kanë deklaruar se pasuria është në emër të fëmijëve të tyre.

Në kuadër të kësaj iniciative KALLXO.com disa muaj më pas ka kontaktuar me kryetarët e 31 Komunave të Kosovës si dhe me drejtorët e drejtorive të të gjitha atyre komunave, kandidatët e të cilave autorja e debateve zgjedhore “Jeta në Kosovë” i ka pyetur se a e kanë të regjistruar pronën në emër të përbashkët me bashkëshortet e tyre.

Nga ky hulumtim ka rezultuar se nga gjithsej 36 kryetarë të Komunave në Republikën e Kosovës, nga 31 kryetarë të 31 Komunave të kontaktuar nga BIRN, prej 16 nga të cilët kemi marrë përgjigje vetëm 4 kanë deklaruar se posedojnë pronë të pa luajtshme të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshortet.

Kryetarët e Komunave të Junikut, Shtimes, Hanit të Elezit dhe Ferizajt kanë deklaruar se posedojnë pronë në emër të përbashkët me bashkëshortet.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi ka deklaruar se posedon një pronë të cilën e ka të regjistruar në emër të bashkëshortes, vëllait të tij si dhe bashkëshortes së vëllait.

Ajo që vlen të përmendet është se disa prej kandidatëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në garën për zgjedhjet lokale në emisionin “Jeta në Kosovë”, në debatin televiziv “Debatet Zgjedhore 2017”, në atë kohë kanë deklaruar se pronën e kanë të regjistruar vetëm në emrin e tyre.

Por, përgjatë debateve ata kishin premtuar se shumë shpejtë pronën do ta regjistronin edhe në emër të bashkëshorteve të tyre.

Të njëjtit e kanë mbajtur premtimin të cilin e kanë dhënë gjatë këtyre debateve.

Njëri ndër ta është kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma i cili në debatin televiziv për zgjedhjet lokale në emisionin “Jeta në Kosovë” kishte deklaruar se do t`i përmbahet afateve dhe se do ta regjistrojë pronën edhe në emër të bashkëshortes.

“Në momentin që ne e vlerësojmë që është e arsyeshme edhe pse afatet po më duket që kanë filluar do ta bëjmë. Besoj që po, nëse është deri në shkurt atëherë do t’i përmbahemi afateve”, kishte thënë Suma.

I njëjti e ka mbajtur premtimin e dhënë dhe e ka regjistruar pronën edhe në emër të bashkëshortes.

Rast tjetër është ai i kryetarit të komunës së Shtimes, Naim Ismajli, i cili kishte premtuar se një muaj pas zgjedhjeve do të fillonte me procedurat e aplikimit për bartjen e pronës edhe në emër të bashkëshortes.

“Prona është në emrin tim, meqenëse këtë pronë e kemi bërë në vitin 2012 atëherë ligji për lehtësimin e bashkëpronarëve nuk ka qenë në fuqi, tash ka ardh, nuk më prish ta bëj bashkërisht, absolutisht. Atëherë një muaj pas zgjedhjeve do të aplikoj e tani derisa të zgjasin procedurat”, ishte përgjigjur Ismajli.

Ismajli e ka mbajtur premtimin pasi që pronën tashmë e ka të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorten.

Më saktësisht ka rezultuar se vetëm 25 përqind prej kryetarëve të cilët janë deklaruar kanë thënë se e kanë pronën e regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshortet.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është në mesin e dy kryetarëve të komunave i cili pronën nuk e posedon të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorten, por që diçka nga pasuria e tij e posedon vetëm në emër të bashkëshortes e diçka në emrin e tij.

Ai në emisionin “Jeta në Kosovë” kishte deklaruar se nga dy pronat që i posedon, njëra është në emrin e tij e njëra është në emër të bashkëshortes së tij.

Po ashtu edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për KALLXO.com ka deklaruar se përpos pronave të cilat i ka të trashëguara nga prindërit, në emër të bashkëshortes së tij është e regjistruar një banesë si dhe një veturë.

Në mesin e kryetarëve të komunave ka pasur edhe kryetarë të cilët na kanë dëshmuar se nuk kanë asnjë pronë në emër të tyre.

Nga këta 31 kryetarë të Komunave të kontaktuar, prej 16 kryetarëve të cilët na kanë kthyer përgjigje, 6 prej tyre kanë deklaruar se nuk posedojnë asnjë pronë në emër të tyre.

Ka qenë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili na ka paraqitur dëshmi se ai nuk posedon asnjë pronë në emër të tij.

Edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi na është përgjigjur se ende nuk ka asnjë pronë të regjistruar në emër të tij dhe as në emër të bashkëshortes së tij.

Në mesin e kryetarëve të Komunave të cilët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë pronë të paluajtshme në emër të tyre kanë qenë edhe kryetarët e Komunave të Lipjanit, Kaçanikut e Deçanit.

Ndërsa, për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Agjencinë Kundër Korrupsionin në deklarimin e pasurisë figuron se nuk ka asnjë pronë të pa luajtshme në emër të tij.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se për shkak të angazhimeve ende nuk e ka regjistruar pronën në emër të përbashkët me bashkëshorten, por që në mundësinë e parë që do t’i jepet do ta kryej këtë obligim ligjor.

“Nuk e kemi bërë ende regjistrimin në emër të dy bashkëshortëve për shkak të angazhimeve të shumta që kemi pasur dhe nuk kemi pasur kohë për koordinimin e mjaftueshëm ndërmjet vete për të përfunduar këtë detyrim ligjor. Në mundësinë e parë të kohës së premtuar, do të kryejmë këtë obligim ligjor”, ka thënë Lladrovci.

Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është ende i pa martuar.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending