Aktuale
Vet Zaha Hadid kishte dorë në projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Zaha Hadid është një prej femrave që ka lënë gjurmë në këtë planet. Shumë nga veprat e saj arkitektonike janë vende që vizitohen pafund nga turistët.
Një shancë të tillë e ka pasur edhe Kosova, me projektin e “ZAHA HADID Architects” për Xhaminë Qendrore të Kosovës. Mirëpo, projekti nuk ishte vlerësuar fitues.
Megjithatë, ajo nuk është se ka prekur shumë në projekte. Funksionimi i brendshëm i kompanisë ka bërë që të gjithë punëtorët të kenë një mendësi të njëjtë dhe si rezultat ata kanë projektuar në një vijë të njëjtë sikur Zaha Hadid ose Patrick Schumacher, që sot udhëheq kompaninë.
Në intervistë për Ndërtimi.info, një nga udhëheqësit e sektoreve brenda kompanisë, Nils Fischer, që ka drejtuar projektin e Xhamisë Qendrore, ka treguar se Zaha Hadid zakonisht ka bërë kritika në projekte dhe më pas është përmirësuar ndonjë pjesë të projektit. Por, Ndërtimi.info ishte i interesuar që të kuptojë nëse Zaha Hadid vet ka pasur dorë në projektin e destinuar për Prishtinë.
Si përgjigje, ishte PO. Vet Zaha Hadid ka qenë e interesuar dhe ka dhënë propozime e kiritka për projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
“Gjithashtu për shkak se kemi ekipe kombëtare me prejardhje të ndryshme kulturore, fundja kjo është një ndërtesë fetare dhe Zaha ishte e rritur si myslimane dhe sigurisht e dinte se çfarë gjërash nuk mund të ndryshohen dhe po ajo, ajo ishte mjaft e interesuar për këtë projekt”, ka thënë Fischer në intervistën dhënë Medias Ndërtimi.
Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:
https://ndertimi.info/zaha-hadid-te-gatshem-te-rikthejne-projektin-e-xhamise-se-madhe-ne-prishtine/
